Home / Sport / Riberi injoron Florentino Perez

Riberi injoron Florentino Perez

Frank Ribery ka hedhur poshtë zërat për një tranferim të mundshëm drejt Realit të Madridit, duke u “shtirur” se nuk njeh kryetarin e ri të madrilienëve Florentino Perezin.

“Florentino Perez? Kush është?” Kështu i përgjigjet buzagaz francezi Frank Riberi përgjigjes në lidhje me të ardhmen, duke bërë gjoja sikur nuk e njeh presidentin e ri madrilen, mbretin e merkatove verore, Florentino Perezin.

Mesfushori bavarez për “TF1” deklaron: “Sinqerisht nuk kam asnjë ide se ku do luaj vitin e ardhshëm, të shohim si do ecin tratativat. Kam një kontratë deri në 2011 tek Bajerni dhe ndihem mirë në Gjermani.”

Deklaratat e Riberisë erdhën pasi në shtyp Perez pati deklaruar se mendonte të merrte asin francez në ekipin e tij.

Ndërkohë krenaria e futbollit gjerman, president i Bajernit të Mynihut shprehu dëshirën që Riberi të qëndronte te Bajerni, pasi e konsideron francezin si një ndër lojtarët më të mirë në botë krahas Mesit dhe Ronaldos. “Dy janë opsionet e tij: ose ë rinovojë kontratën, ose ta shesim. Është e pamundur të mbash një lojtar pa vullnetin e tij”, deklaroi Kaizeri për “Bild”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *