Home / Sport / Roma mendon për Xhemajlin

Roma mendon për Xhemajlin

Rënia në Serie B, pas një sezoni të hidhur dhe dështues, do ta shtyjë Torinon të bëjë disa ndryshime në ekip. Përpos sulmuesve Rosina e Bianchi, duket se rrugën e largimit do ta ndjekë edhe mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli, i cili kishte zbarkuar në qytetin torinez gjatë verës që shkoi nga Bolton.

Xhemajli pati një sezon mjaft pozitiv te klubi Granata, duke e marrë në dorë mesfushën e kësaj skuadre. Por, ai pati paraqitje të mira edhe me Kombëtaren zvicerane. Ai iu ra në sy shumë skuadrave italiane, ndërsa ndër to duket se është edhe Roma. Klubi Giallorossi duket se po mendon ta bëjë gati një ofertë për Xhemajlin, që i përshtatet parametrave të klubit.

Pra, mund të jetë pikërisht futbollisti shqiptar përforcimi i duhur për ta freskuar mesfushën e klubit nga kryeqyteti italian. Roma është vetëm skuadra e fundit që iu bashkua zinxhirit të skuadrave që e duan numrin 4 të Torinos në skuadër.

Më parë, për Xhemajlin interesim kishin shprehur Fiorentina, Lazio, Napoli, Udinese e Sampdoria. Torino e kishte blerë kartonin e futbollistit në muajin prill nga Bolton për 2 milionë euro, ndërsa tash mund ta shesë atë për 4-5 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *