Home / Sport / Ronaldo “cmend” ekonomistet, vlen sa 900 apartamente

Ronaldo “cmend” ekonomistet, vlen sa 900 apartamente

Kristiano Ronaldo vlen sa 900 apartamente në Barcelonë apo sa rroga e 10 700 punëtorëve të thjeshtë. Këto janë shifrat e cmendura që lidhen me kalimin e portugezit te Reali i Madridit. Ndërkohë, për Ronaldon duket se është një periudhë e artë, teksa transferimi rekord është pasuar me një natë pasionante të kaluar me bukuroshen Paris Hilton. Të dy janë fotografuar në lokale nate në Hollivud.

Kalimi i Kristiano Ronaldos nga Mançester Junajtid për te Reali i Madridit për 94 milionë euro, ka shokuar jo vetëm botën e futbollit, por edhe atë të biznesit. Në Spanjë nuk kanë munguar kritikat ndaj Florentino Perez, sidomos nga gazetat jo sportive. La Vanguardia bën një listë të gjërave që mund të bëheshin me paratë e shpenzuara nga presidenti i Realit për marrjen e portugezit. Kështu, me 94 milionë euro mund të blihej një lagje e tërë në Barcelonë, me 900 apartamente nga 80 metra katrorë. Kompania e fluturimeve Vueling kushton 104 milionë, diçka më shumë se shifra që u ble Ronaldo. Po kështu, me këto para mund të paguhej rroga mesatare prejk 8736 euro e 10 726 punëtorëve. Gjithsesi, Reali këto para i ka dhe ka dashur t’i shpenzojë, por në botën e biznesit nuk duken shumë dakord. Po kështu edhe në Evropë nuk kanë munguar komentet kundër këtyre shpenzimeve, madje edhe nga presidenti Mishel Platini apo drejtues të tjerë klubesh. Tashmë të gjithë klubet e mëdha të Evropës kanë nisur të mendojnë për përforcime, për të mos lejuar një dominim absolut të Realit në Ligën e Kampioneve.

Ronaldo, flirt me Paris Hilton

Por, dita e enjte ka qenë vërtetë me fat për Kristiano Ronaldon. Ai ndodhet në Los Anxhelos për pushime dhe duket se ka kaluar një natë të nxehtë me bukuroshen Paris Hilton dhe motrën e saj Niki. Ata janë fotografuar nga paparacët në lokalin “My House” në Hollivud dhe më pas janë zhvendosur në një tjetër, Niki House. Kronikat rozë në Shtetet e Bashkuara flasin për një flirt mes tyre, por nuk dihet ende nëse ka një histori dashure apo jo. Sipas kamarierëve të lokalit, ata kanë shpenzuar 20 mijë dollarë vetëm për pije alkoolike. E njohur për flirtet e saj të vazhdueshme, Paris Hilton vetëm pak ditë më parë ishte ndarë nga lojtari i bejzbollit Dug Reinhart.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *