Home / Sport / SHBA në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, Italia eliminohet

SHBA në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, Italia eliminohet

Pas Spanjës dhe Afrikës së Jugut pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave e kanë siguruar edhe BRazilia dhe SHBA-ja. Pas ndeshjeve të fundit të grupit B, përcaktues për kualifikim të amerikanëve në gjysmëfinale ishte goldallimi më i mirë se sa Italia dhe Egjipti.

Italia është eliminuar nga Kupa e Konfederatave pas humbjes së thellë nga Brazili me rezultat 0-3. Për kampionët e botës ishte kjo ndeshje vendimtare pas humbjes nga Egjipti që rrezikoi pozitën e tyre.

SHBA-ja kaloi në gjysmëfinale në vend të Italisë për shkak të golaverazhit më të mirë (një goli më tepër të shënuar) pas fitores 3-0 ndaj Egjiptit.

Italia dhe Brazili u takuan përsëri pas ndeshjes miqësore të muajit shkurt, kur Saleçao kishte fituar 2-0.

Nga minutat e parë Brazili u shfaq ekip dominues dhe sulmuesi Luis Fabiano u gjend përballë portierit Gianluigi Buffon, por goditi transversalen. Ishte kjo ndeshje ku kapiteni i Italisë, Fabio Cannavaro barazoi rekordin e legjendës së Milanit, Paolo Maldini me 126 paraqitje për Azzurrët.

Brazili kaloi në epërsi pas 37 minutave lojë, kur Luis Fabiano ndali goditjen e Maiconit dhe shënoi në krahun e majtë të portës së Buffonit. Selektori i Italisë, Marcello Lippi nuk u mungua të bëjë ndryshime të menjëhershme me inkuadrimin e Giuseppe Rossit në vend të Vincenzo Iaquintas, por gjërat vetëm sa u përkeqësuan para përfundimit të pjesës së parë.

Fabiano realizoi golin e dytë, ndërsa Dossena ktheu kromimin e Robinhos në portën e tij vetëm një minutë para intervalit.

Inkuadrimi i Simone Pepes dhe Alberto Gilardinos nuk solli fryt, edhe pse Italisë i nevojitej vetëm një gol për të kaluar në gjysmëfinale, por nuk ia arritën ta shënojnë atë.

Edhe pse ishin në prag të eliminimit, SHBA-ja shfaqën paraqitjen e tyre më të mirë në një garë të rëndësishme ndërkombëtare në shtatë vitet e fundit duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave.

Charlie Davies shënoi në pjesën e parë, ndërsa Michael Bradley dhe Clint Dempsey shtuan golat në 30 minutat e fundit për fitoren 3-0 ndaj Egjiptit.

SHBA-ja u desh të fitojë në epërsi prej tri golave, ndërsa Italia të humbë po ashtu me tre gola dhe pikërisht kjo ndodhi.

Të kombinuar nga humbja e Italisë nga Brazili, SHBA-ja përfundoi e dyta në Grupin B dhe takohet me kampionin e Evropës, Spanjën të mërkurën, një ditë para se Brazili të ndeshet me nikoqirin, Afrikën e Jugut.

Grupi B

Rezultatet

Italia Brazili 0:3
Egjipti SHBA 0:3

Tabela

Brazili 9 pikë
SHBA 3
Italia 3
Egjipti 3

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *