Home / Sport / Shkendija humb 3:1 miqesoren me Metalurgun

Shkendija humb 3:1 miqesoren me Metalurgun

“Kuqezinjte” kane pesuar disfate 3:1 ne takimin miqesor me Metalurgun i zhvilluar te shtunen ne Shkup. Autor i golit per Shkendijen ishte Elmazovski, ndersa ky takim ishte si pergatitje per te dyja skuadrat para ndeshjeve te balotazhit per plotesimin e Liges se Pare, qe ne program jane te shtunen e ardheshme. Takimi Shkendija – Pelisteri do te zhvillohet ne Strumice.

Me qellim qe te mbajne ekipin ne forme para ndeshjeve te balotazhit per plotesimin e Liges se Pare, Metalurgu dhe Shkendija te shtunen zhvilluan takim miqesor, i cili u mbyll me fitore 3:1 te skuadres nga Shkupi edhe pse pas pjeses se pare rezultati ishte 0:1 per Shkendijen. Ne pjesen e pare “kuqezinjte” luajten me formacionin me te mire dhe ne kete faze te lojes treguan me shume, duke qene skuader e barabarte ne fushe dhe kohe pas kohe edhe dominues. Autor i golit per tetovaret ishte Ilir Elmazovski, i cili Shkendijes i dha epersi 1:0.
Ne pjesen e dyte trajneri i Shkendijes Dushan Kecan beri disa zevendesime, ndersa te njejten gje e beri edhe homologi i tij ne pankinen e Metalurgut Gjore Jovanovski, me ate qe ai inkuadroi futbollistet qe ne kampionat kane luajtur standard. Ne kushte te tilla me te gjindshem u treguan vendasit te cilet shenuan 3 gola, duke mbyllur kete test me sukses.
Me shqetesues se difata per Shkendijen mund te jete lendimi i Alievskit, i cili para kohe u largua nga ndeshja, por shpresohet se nuk behet fjale per dicka me serioze. Si do qe te jete ishte kjo nje mundesi e mire per te dy trajneret qe te mbajne ne forme futbollistet e tyre para ndeshjeve te balotazhit, qe ne program jane te shtunen e ardheshme. Metalurgu statusin ne Ligen e Pare do te duhet ta ruaje ne ndeshjen me Bregallnicen e Shtipit. Ne anen tjeter Shkendija pas nje viti synon te rrikthehet ne Ligen e Pare, por per te arritur nje gje te tille duhet te mposhtin Pelisterin.
Lajmi i fundit eshte se drejtuesit e FFM-se, kane vendosur qe takimi Shkendija – Pelisteri te zhvillohet ne stadiumin “Mlladost” ne Strumice.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *