Home / Lajme / Maqedoni / Shota” shpalosi folklorin e të gjitha trojeve

Shota” shpalosi folklorin e të gjitha trojeve

Ndryshe ky ansambël është shtetëror në Kosovë i cili në vente ngërthen këngëtarët dhe valltarët e spikatur të cilët në Tetovë shfaqën një koncert me këngë dhe valle nga të gjitha trojet shqiptare.

Tetovë, 3 qershor-Ansambli Kombëtar I Këngëve dhe Valleve nga Prishtina “Shota” të martën mbrëma ka shfaqur një koncert në qendrën për kulturë në Tetovë.

Para publikut tetovar anëtarët e këtij ansambli kanë shpalosur pjesë nga tradita e folklorit kombëtar.Me koreografi të Dilaver Kryeziut u ekzekutua vallja e Karadakut me motive dashmash.Ndërsa grupi I këngëtarëbve këndoi këngën Besa-Besë dhe lidhja e Prizrenit.Ndërsa këngëtari I mirënjohur Ismet Bogujevci këndoi këngën “Ku po këndojnë këta dy kumrija” dhe “Dibra e Madhe” ndërsa këngëtari Riza Bytyqi u prezantua më këngën “Vijnë Vaporat”.

Ndërkohë me duartrokitje është mirëpritur dalja në skenë e Violetë Kukajt e cila u prezantua me këngën tetovare “Vetë më the të dua”.

Më pas programi i pasur artistik ka vazhduar me vallen arbëreshe, vallen festive, kurse koncerti pranveror u mbyll me këngën “Prishtinë Tiranë”. të kënduar nga grupi i këngëtarëve.

Ndryshe ky ansambël është shtetëror në Kosovë i cili në vente ngërthen këngëtarët dhe valltarët e spikatur të cilët në Tetovë shfaqën një koncert me këngë dhe valle nga të gjitha trojet shqiptare.(U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *