Home / Sport / Shqipëria humb në sekondat e fundit

Shqipëria humb në sekondat e fundit

Sekondat e fundit kanë rezultuar sërish dramatike për kombëtaren e Shqipërisë, e cila humbi me rezultat 1:2 në takimin kundër Portugalisë, kur ndeshja po luhej në kohen shtesë.

Kombëtarja shqiptare në futboll ka pësuar humbje para shikuesve të vet nga Portugalia me rezultat 2:1, duke pësuar gol në minutat shtesë.
Ishte gabimi i portierit Isli Hidi ai i cili i solli humbjen Shqipërisë në minutën 93.Ashtu siç është pritur, Shqipëria u tregua mjaft e fortë kundër Portugalisë në “Qemal Stafa”, e cila në çastet e fundit siguroi pikët e shpresës për të shkuar në Botërorin 2010.

Me gjithë sulmet në fillim të ndeshjes nga ana e portugezëve, futbollistët e Kombëtares shqiptare qëndruan mirë. Almedia shënoi gol për Portugalinë në minutën e 27-të, por gëzimi nuk zgjati më shumë se një minutë sepse Bogdani barazoi në minutën e 28-të, për t’u përmbyllur me këtë rezultat pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë ishte mjaft e fortë dhe cilësore. Me gjithë rezistencën, në minutën e fundit mbrojta e Kombëtares shqiptare u thye dhe u mposhtë me rezultat 1:2. Kur të gjithë mendonin se takimi do të përfundonte baras ishte portieri i Shqipërisë Hidi ai i cili bëri një gabim trashanik, duke dalë në mënyrë të gabuar nga porta, gjë që i mundësoi Bruno Alves të shënojë golin e fitores, duke i sjellë tri pikë të mëdha Portugalisë në luftën për kreun e tabelës.
Shqipëria edhe ashtu ka humbur gjasat që moti për të qenë pjesë e Botërorit, ndërsa portugezët me këtë fitore mbajnë gjallë shpresat.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *