Home / Sport / Shqipëria, optimiste para takimit me Portugalinë

Shqipëria, optimiste para takimit me Portugalinë

Futbollistët e kombëtares së Shqipërisë janë shprehur optimistë para ndeshjes së radhës kualifikuese kundër Portugalisë, se do të nxjerrin një rezultat të favorshëm, ndonëse tashmë skuadra “kuqezi” ka humbur gjasat për t’u kualifikuar në botërorin 2010, që vitin e ardhshëm mbahet në Afrikën Jugore.

Të premten në prag të ndeshjes Shqipëri-Portugali, në hotelin “Durrah” në Durrës është mbajtur një konferencë me gazetarë, ku kanë folur futbollistët Lorik Cana, Ervin Dallku dhe trajneri Josip Kuzhe.

Sipas Canës në takimin e së shtunës kombëtarja do të tregojë një lojë të bukur, e cila edhe do të kënaqë të gjithë spektatorët.

“Ne nuk kemi asgjë për të humbur, pos të tregojmë lojë të pjekur e angazhuese nga të gjithë lojtarët e përfaqësueses sonë në kuadër të takimit eliminator me Portugalinë”, ka thënë Cana.

Ai, po ashtu, ka sqaruar se në takimin në fjalë do të luajë si mesfushor, mirëpo skuadra nuk do të luajë të përqendruar me shumë lojtarë në sulm, pasi që kundërshtari është i rrezikshëm në kundërsulme.

Ndërkaq, për rrezikun që do të sjellë lojtari më i mirë në botë, Kristiano Ronaldo, duhet pasur kujdes që një lojtar që i vihet atij mbrapa, ku sipas tij ai do të jetë Kristi Vangjeli.

“Mendoj, se duhet të përmirësojmë gabimet tona që të arrijmë një ditë që të jemi një përfaqësuese shumë e fortë në rajon e më gjerë”, ka thënë Lorik Cana.

Ervin Dallku takimin me Portugalinë e ka vlerësuar si një ndeshje shumë të fortë.

“Jemi të organizuar si duhet, dhe pse jo t’i hyhet takimit për fitore. Ne nuk kemi më çka të humbim, për pos që të tregojmë një lojë të mrekullueshme. Nuk do t’i frikësohemi as Ronaldos, as Dekos, sepse çdo futbollist do të kryejë detyrën që e ka marrë nga shtabi teknik dhe do t’i kënaqim sportdashësit në stadiumin “Qemal Stafa” “, ka thënë Dallku.

Ndërkaq, kryetekniku i përfaqësueses së Shqipërisë, kroati Josip Kuzhe, u shpreh optimist se skuadra “kuqezi” do të nxjerrë një rezultat të favorshëm.

Në pyetjen e gazetarëve se me cilin njëmbëdhjetësh do t’i kundërvihet Portugalisë, Kuzhe tha se ende nuk është definitive përbërja e parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *