Home / Sport / Shqiptarët në gjysmëfinale

Shqiptarët në gjysmëfinale

Suedia e Emir Bajramit dhe Labinot Harbuzit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Europian U-21, pasi të martën mposhti Serbinë 3:1. Bajrami ishte protagonist i triumfit. Ai ka shkëlqyer duke asistuar në golin e parë të Suedisë, fitoi një penalti për golin e dytë dhe detyroi një futbollist serb të përjashtohet pas ndërhyrjes ndaj tij.

Nikoqiri i Kampionatit Evropian për grupmoshat U-21, Suedia, ku luan edhe dyshja kosovare Emir Bajrami e Labinot Harbuzi, u kualifikua në gjysmëfinale, pasi të martën mbrëma e ka mposhtur Serbinë me rezultat 1:3, në ndeshjen e fundit të Grupit A. Me këtë humbje, Serbia është eliminuar nga ky kampionat.

Derisa, Labinot Harbuzi nuk është inkuadruar fare në këtë takim, Emir Bajrami ka luajtur si titullar deri në minutën e 79-të të takimit kur u zëvendësua nga Olsson.

Bajrami ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme. Ai ka qenë asistues në golin e parë që e shënuan suedezët dhe nxori një penalti nga e cila ekipi i tij shënoi edhe golin e dytë.

Bajrami ishte i pandalshëm, me ç’rast i detyronte serbët ta ndalin në mënyrë të palejueshme. Si pasoj e një ndërhyrje të ashpër ndaj Bajramit, Tornoviç u përjashtua nga loja në minutën e 45-të pasi u ndëshkua për të dytën herë me kartuç të verdhë. Me këtë rast edhe Bajrami është ndëshkuar me karton të verdh pas një kacafytje me një lojtar serb. Kurse nga minuta e 69-të skuadra serbe luajti me 9 lojtarë, kur edhe Petkoviç u ndëshkua me kartuç të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Toivonen.

Suedia ka dominuar gjatë gjithë këtij takimi. Ndërkaq Serbia ka qenë shumë agresive, pasi përveç që iu përjashtuan dy futbollistë nga loja, kësaj skuadra iu kanë ndëshkuar me kartuça të verdhë edhe shtatë futbollistë të tjerë. Po ashtu tifozët serbë kanë hedhur gjësende të ndryshme në fushën e blertë.

Suedia ka kaluar në epërsi prej 0:1 në minutën e 7-të me golin që e shënoi Berg, i cili u shërbye mirër nga Bajrami. I njëjti futbollist shënoi gol edhe në minutën e 15-të nga penaltia, e cila ishte shkaktuar në Bajramin, për rezultat 0:2. Ndërkaq, Serbia arriti ta ngushton epërsinë e Suedisë në 1:2 në minutën e 28-të me golin që e realizoi Kaçar. Një minutë më vonë suedezët shënuan sërish gol për rezultat 1:3. realizues ishte Toivonen.

Në gjysmëfinale Suedia do të takohet me Anglinë. Nga Grupi A në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Italia pasi e mposhti Bjellorusinë me rezultat 1:2. Italianët në gjysmëfinale do të përballen me Gjermaninë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *