Home / Sport / Shumë oferta për Kuqin

Shumë oferta për Kuqin

Ekipe nga Amerika, Dubai, Çekia, Anglia dhe Gjermania kanë shprehur interesim për Shefki Kuqin. Sulmuesi kosovar ka refuzuar ofertën e Crystal Palaces dhe shumë shpejt pritet të vendosë për të ardhmen, ndërsa ëndërron të luajë përkrah vëllait të tij Njaziut.

Pas skadimit të kontratës me Crystal Palacen, Shefki Kuqi ka marrë shumë oferta nga klubet të ndryshme. Madje sulmuesi kosovar ka mbetur i befasuar me disa oferta që kanë arritur në adresë të tij.

Reprezentuesi i Finlandës ka bërë të ditur se disa ekipe nga elita e futbollit amerikan (MSL League) kanë shprehur interesim për të. Mirëpo amerikanët nuk janë të vetmit që dëshirojnë t’i sigurojnë shërbimet e 32 vjeçarit.

“Jam çuditur edhe vetë, pasi kam marrë oferta nga klube të Amerikës, Dubait dhe Çekisë”, ka thënë Kuqi për Express të martën.

Mirëpo Kuqi nuk duket shumë i interesuar që karrierën ta vazhdojë në njërin prej këtyre vendeve. Ai preferon që karrierën ta vazhdojë në futbollin evropian, derisa klube angleze dhe gjermane janë të interesuara për të.

“Kam oferta nga ekipe të ndryshme angleze. Gjithashtu ekipe nga Bundesliga 1 dhe 2 janë të interesuara për mua. Brenda këtij muaj do të shikoj ofertat dhe do të vendosi për të ardhmen”, theksoi Kuqi i cili është i angazhuar me përfaqësuesen e Finlandës.

Ëndërron të luaj me Njaziun

Vëllezërit Shefki e Njazi Kuqi shumë shpejt mund t’i shohim përkrah njëri-tjetrit në një skuadër. Te skuadra e Koblenzit apo te ndonjë klub tjetër këtë nuk e di as Shefkiu, i cili ëndërron që një dit të luajë përkrah vëllait të tij të vogël Njaziut.

“Ëndërroj që një ditë të luaj bashkë me Njazin, mirëpo në cilën ekip ende nuk e di. Këtë kam ëndërruar ta bëj në përfaqësuesen e Finlandës, por për momentin nuk është realizuar”, ka thënë ish futbollisti i Blackburnit.

Warnock, i zhgënjyer me Kuqin

Aventura e Shefki Kuqit në Crystal Palace duket se ka marrë fund. Menaxheri i Palace, Neil Warnock, ka thënë se nuk di asgjë për sulmuesin kosovar, të cilit i ka bërë ofertë që të mbetet në klub.

“Nuk kam biseduar me të që kur përfundoi sezoni, nuk kam dëgjuar asgjë për të. Jam paksa i zhgënjyer”, ka thënë Warnock për mediat angleze.

Kuqit i ishte ofruar një kontratë e re njëvjeçare muajin e kaluar pas përfundimit të sezonit, por ai nuk e ka kontaktuar fare menaxherin Warnock, për t’iu përgjigjur nëse dëshiron të qëndrojë më në klub apo jo.

“Palace e ka dërguar ofertën në shtëpi, por kam qenë jashtë Anglisë. Ata më kanë bërë ofertë për një vit me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, nëse luaj 30 ndeshje. Mirëpo unë kushte nuk pranoj”, tha Kuqi i cili këtë sezon kishte realizuar 10 gola në fanellën e Palaces.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *