Home / Sport / Soldo, trajner i ri i Këlnit

Soldo, trajner i ri i Këlnit

Kroati Zvonimir Soldo është emëruar trajner i ri i Këlnit.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar sot klubi gjerman. Soldo ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e Bundesligës dhe në këtë post do të jetë pasardhës i Kristof Daumit, i cili ditë më parë mori drejtimin e klubit turk, Fenerbahçe.
Presidenti i Këlnit, Volfgang Overath zgjodhi kroatin Soldo në mesin e shumë kandidatëve, si Zherar Ullie, Kristian Groso, Mishel Skibe, Mirko Slomka dhe Morten Olsen. Ndihmës të parë Soldo ka zgjedhur Mihael Henken, i cili për plotë 14 vjet ishte asistent i Otmar Hicfildit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *