Home / Sport / Te merkuren Kaka do te flas si futbollisti i Realit te Madridit

Te merkuren Kaka do te flas si futbollisti i Realit te Madridit

Duket se Milani nuk do te mund ti beje balle ofertes se madhe te Perezit, duke lejuar qe braziliani Kaka e kaloje ne taborin e Realit. Sipas mediave spanjole dhe Italiane, firmosja eshte vetem ceshtje oresh.

Mbyllet Milani i Kakas, fillon Milani i Ronaldinhos. Por do te duhet kohe qe te verifikojme idene e Berluskonit: e cmendur apo gjeniale…Ceshtje vetem oresh, qe Kaka zyrtarisht te jete goditja e pare e madhe e presidentit Florentino Perez. Sinjalet jane te shumta, me e vecanta eshte se dje ne Recife, mesfushori brazilian i eshte nenshtruar nje kontroll mjekesor, drejtuar nga shefi i stafit mjekesor te Realit te Madridit, Juan Karlo Hernandez. Viziten mjekesore te Kakas e ka djekur ddhe shefi i stafit mjekesor te selecaos, Jose Luis Runko. Spanja jeton oret e nje dite shume te rendesishme ne merkaton e veres-2009. E vecante kjo dite dhe ne Itali, por me nje ndjenje shpirterore krejt te kundert. Gjithcka eshte gati: ne mengjesin e sotem kane firmosur Kaka dhe babai e agjenti i tij Bosco Leite. Hipoteza e nje permbysjeje me shume se befasuese, quhet shkence-fantazi. Jose Luis Runco ka dhene verdiktin: “Jam bashke me Kakan dhe doktor Hernandezin. Por presim zyrtarizimin nga Real Madrid. Me shume nuk mund te them. Shpresoj qe gjithcka te perfundoje shume shpejt”. Berluskoni dje ne mbremje deklaroi se pret ne bisedoje me Kakan ne telefon. Por e perditshmja As po ne kohen e deklarates se Berluskonit, bente te ditur se Kaka hidhte firmen ne kontrate qe e angazhon ate per vite te tera me Realin e Madridit. Pritet biseda telefonike Berluskoni-Kaka, por qe tashme eshte nje rit qe nuk sherben per asgje. Prezantimi zyrtar i Kakas do te behet kur te perfundoje kupa e konfederates ne Afriken e Jugut. Por e sigurt eshte se neser Kaka do te flas ne konferencen e shtypit ne qendren stervitore te selecaos. Dhe natyrisht si futbollist i Realit te Madridit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *