Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi zbulon detajet e marreveshjes

Thaçi zbulon detajet e marreveshjes

Referendumin që e thotë Gruevski duhet të ketë parasysh edhe ai edhe Akademia e shkencave të Maqedonisë se përveç që ka këtu shqiptarë dinjitozë ka edhe shqiptarë të mençur që i kuptojnë qëllimet e tyre. As në ëndërr nuk do ta shohin që shqiptarët në mënyrë vullnetare të votojnë për robërinë e re të tyre, ne nuk votojmë për identitetin Maqedonas që do të identifikohet me identitetin shtetëror të këtij shteti. Mundë të bisedojmë për këtë çështje nëse ata do të pajtohen që të sjellin një ligj kushtetues lex specialis ku do të garantohet identiteti i shqiptarëve dhe gjuha e shqiptarëve me të gjitha të drejtat tjera”, theksoi kryetar i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Urim Hasipi
Tetove, 3 qershor-Marrevshja te cilen e propozon lideri i Partise Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi, parasheh partneritet ne udhehqjen e shtetit ndermjet shqiptareve dhe maqedonasve.Detajet e marreveshjes se re jane zbuluar sot para kuvendareve te PDSH-se gjate kuvendit te deges se tetoves ku per kryetar u zgjodh serish Abdylhadi iljazi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve Menduh Thaçi sot para anëtarëve të Kuvendit të degës së Tetovës shpalosi idenë për marrëveshjen e re shqiptaro – maqedone, ndërsa tha se në një të ardhme të afërt do të zbulohen detajet. Sipas Thaçit, kjo do të jetë një marrëveshje krejtësisht e ndryshme dhe në mënyrë shumë të civilizuar do ofrohet një zgjidhje për të tashmen, e cila e garanton ardhmërinë e Maqedonisë. Ndërsa përsa i përket idesë për një referendum për çështjen e emrit me Greqinë, Thaçi tha se shqiptarët nuk do të votojnë për robërinë e re të tyre.
“Referendumin që e thotë Gruevski duhet të ketë parasysh edhe ai edhe Akademia e shkencave të Maqedonisë se përveç që ka këtu shqiptarë dinjitozë ka edhe shqiptarë të mençur që i kuptojnë qëllimet e tyre. As në ëndërr nuk do ta shohin që shqiptarët në mënyrë vullnetare të votojnë për robërinë e re të tyre, ne nuk votojmë për identitetin Maqedonas që do të identifikohet me identitetin shtetëror të këtij shteti.
Mund të bisedojmë për këtë çështje nëse ata do të pajtohen që të sjellin një ligj kushtetues lex specialis ku do të garantohet identiteti i shqiptarëve dhe gjuha e shqiptarëve me të gjitha të drejtat tjera”, theksoi kryetar i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Edhe përkundër fitores së PDSH-së në Tetovë megjithatë, dega e partisë tashmë është me 60 përqind anëtarë të rinj, që do të thotë se vazhdon rifreskimi dhe riforcimi i kësaj partie u tha mes tjerash në kuvendin e Tetovës.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *