Home / Sport / Tottenham kërkon Canën

Tottenham kërkon Canën

Tottenham i është bashkuar listës së ekipeve të interesuara për Lorik Canën. Sipas medieve angleze, menaxheri i këtij klubi Harry Redknapp synon që gjatë kësaj vere ta transferojë reprezentuesin shqiptar. As Cana nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Franca.

Ekipi anglez Tottenham është vënë pas kapitenit të Olympique Marseilles, Lorik Cana. Sipas medieve angleze, menaxheri i këtij klubi, Harry Redknapp synon që gjatë kësaj vere ta transferojë reprezentuesin shqiptar.

“Redknapp dëshiron të krijojë fonde në mënyrë që ta transferojë mesfushorin e Marseilles, Lorik Cana për një shumë rreth 6 milionë euro”, thuhej në Daily Mail.

“Cana ishte objektiv i Arsenalit në vitin 2004, kur ai ishte në Paris St-Germain, por për shkak të problemeve me viza Arsene Wenger e humbi atë. Ndërsa tani ai mund ta përforcojë Tottenhamin”, thuhet më tej.

Ndërsa mediat franceze kanë shkruar të martën se Cana megjithatë mund të mbetet në Velodrome. Sipas tyre, pavarësisht që mesfushori kosovar, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2012, dukej se do të largohet gjatë kësaj vere, kjo mund të mos ndodhë.

Meqë marsejezët e humben titullin në xhiron e fundit të kampionatit francez, Cana mund ta zgjasë qëndrimin e tij në Marseille.
“Erdha këtu për ta fituar titullin. Nëse do ta fitonim titullin këtë verë, mund të isha nxitur më shumë të largohem. Por, nuk do të ngutem”, ka thënë Cana për France Football.

Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit, me kusht që destinacioni i tij të jetë jashtë Francës.

“Nëse do të largohem, kjo do të jetë jashtë Francës, pasi tashmë kam qenë në dy klubet më të mëdha në këtë vend. Por, nëse bëhet fjalë për ndonjë klub të huaj, pse jo?”, ka theksuar ai.

Javë më parë mediat angleze kanë raportuar se Liverpool ka shprehur interesim për shërbimet e Canës. Përveç ekipit nga Anfield Road, për kosovarin thuhet se janë të interesuar Bayern Munchen, Hamburg dhe Everton.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *