Home / Sport / Ultimatum për Ibrahimoviçin

Ultimatum për Ibrahimoviçin

Trajneri i Interit, Jose Mourinho i ka thënë sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç të vendosë për të ardhmen e tij deri më 12 korrik, ka njoftuar të shtunën, e përditshmja sportive italiane, Il Corriere dello Sport.

Ylli suedez nuk ka fshehur dëshirën për transferim në Spanjë, te kampioni i Evropës, Barcelona. Ai ka dyshime se Interi mund t’i ndihmojë ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë, derisa synon të kurorëzojë paraqitjet e tij me çmime individuale.

Para se të shkojë në pushim, Mourinho thuhet se është takuar me presidentin e Interit, Massimo Moratti dhe drejtorin Gabriele Oriali për të diskutuar rreth çështjes. Ata janë pajtuar që vendimi i futbollistit të merret para datës 12 korrik, në mënyrë që klubi të ketë kohë të mjaftueshme për të gjetur zëvendësimin nëse vjen deri te largimi i Ibrahimovicit.

Samuel Eto’o, Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema janë përmendur si alternativa eventuale. Ndërsa, drejtori sportiv i Interit, Marco Branca ka udhëtuar drejt Londrës për të finalizuar marrëveshjen për transferimin e dyshes së Chelseas, Deco dhe Ricardo Carvalho.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *