Home / Sport / Valdes mbetet në Barcelonë

Valdes mbetet në Barcelonë

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka nënshkruar kontratë të re me klubin deri më 2014.Marrëveshja është arritur pas bisedimeve të përfaqësuesve të portierit me drejtorin teknik, Txiki Begiristain, pasi kontrata e kaluar e Valdesit ishte paraparë të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm. Kontrata e re është finalizuar në marrëveshje prej 7 milionë euro në vit deri më 2014.
Lajmi i jep fund spekulimeve të muajve të fundit se Valdes mund të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.

Portieri numër një i kampionit të Spanjës dhe Evropës Barcelonës, 27-vjeçari Victor Valdes, ka vazhduar kontratën me katalunasit, të paktën kështu shkruan gazeta spanjoll sportive “Marca” dhe El Munda Deportivo. Victor Valdes, rreth të cilit javëve të fundit në Spanjë i çua shumë pluhur, përfundimisht sipas shtypit spanjoll ka vazhduar kontratën me kampionët. Një kohë flitej se Valdes më 2010 do të largohet nga Barcelona, mirëpo sipas drejtorit sportiv të Braçës Txiki Begiristain, çështja e Valdesit tashmë është zgjidhur dhe ia ka nënshkruar kontratë deri më 2014. Kështu që Barcelona po e ruan strukturën e lojtarëve që të përballojë me sukses kampionatin e ri.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *