Home / Sport / Verder, Evropa vjen nga Kupa e Gjermanisë

Verder, Evropa vjen nga Kupa e Gjermanisë

Skuadra nga Bremeni fiton trofeun e vetëm sezonal, pasi mund në finale Bajer Leverkusenin. Ka mjaftuar një gol në minutën e 13-të të pjesës së
dytë nga Mesut Ozil, për të shpallur Verder Bremenin kampione
të Kupës së Gjermanisë.

Futbollistët e Verderit nga Bremeni kanë fituar te shtunen Kupën e Gjermanisë në futboll, pasi që në finale mposhtën ekipin e Bajer Leverkuzenit me rezultat 1:0.

Golin fitues për Verderin, në takimin që u zhvillua në Berlin, e shënoi Mesut Ozil në minutën 58, duke i sjellë kështu titullin e gjashtë të Kupës së Gjermanisë në futboll.

Triumfi në Kupë i ka siguruar Verderit pjesëmarrjen në skenën evropiane sezonin e ardhshëm, pasi që plasmani në Ligën Evropiane nuk arriti ta sigurojë përmes kampionatit të rregullt gjerman, pasi zuri vendin e dhjetë.

Lojërat e dobëta në Bundesligë, megjithatë nuk ndaluan Verderin që në Kupën UEFA të arrijë në finale, ku pësoi humbje nga Shahtori i Ukrainës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *