Home / Lajme / Maqedoni / Vetëvritet studentja nga Shqipëria në Tetovë

Vetëvritet studentja nga Shqipëria në Tetovë

Sipas burimeve tona, 22 vjeçarja Xhoana.D nga Tirana një kohë të gjatë ka qenë në depresion për shkak të problemeve familjare, ndërsa gjatë ditës kritike dy herë më parë ka tentuar të bëjë vetëvrasje por është penguar nga dy shoqet e saja, ndërsa herën e tretë ka arritur që të ikë nga ata duke u hedhur nga kati I 12 I ndërtesës

Urim Hasipi
Tetovë, 17 qershor-Problemet familjare dhe prishja e harmonisë në familje një kohë të gjatë dyshohet të kenë qenë arsyet e vetëvrasjes që ka kryer 22 vjeçarja studente në Universitetin Shtetëror të Tetovës në drejtimin e Juridikut.

Policia e Tetovës njofton se vajza e cila përkohësisht qëndronte në Tetovë në një banesë në rrugën e Ilindenit numër 46 bllok 77, të martën mbrëma rreth orës 19.00 është hedhur nga dritarja e hapur e banesës në katin e 12, ndërsa ka ndruar jetë në rrugë e sipër për në spitalin klinik të Tetovës, ku e kanë dërguar dy persona që kanë rastisur në vendngjarje, kurse mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e saj.

Sipas burimeve tona, 22 vjeçarja Xhoana.D nga Tirana një kohë të gjatë ka qenë në depresion për shkak të problemeve familjare, ndërsa gjatë ditës kritike dy herë më parë ka tentuar të bëjë vetëvrasje por është penguar nga dy shoqet e saja, ndërsa herën e tretë ka arritur që të ikë nga ata duke u hedhur nga kati I 12 I ndërtesës.

Detaje tjera nuk janë dhënë për këtë vetëvrasje që shokoi banorët e kësaj lagje, kurse është hera e parë që një studente nga jasht vendos t`I jep fund jetës së saj në këtë mënyrë.

Policia njoftoi se ekipet e saja së bashku me gjykatësin hetues dhe zëvendësprokurorin kanë bërë hetime në vendin e ngjarjes dhe janë duke u zhvilluar aktivitete për zbardhjen e plotë të motiveve që kanë të bëjnë me vetëvrasjen e 22 vjeçares shtetase e Shqipërisë.Trupi I pajetë I studentës nga Shqipëria është dorëuzar për obduksion.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *