Home / Sport / Viera dëshiron të kaloi në PSZH

Viera dëshiron të kaloi në PSZH

Kapiteni i kombëtares së Francës, Patrik Viera (33-vjeç), ka filluar bisedimet për t’u transferuar nga Interi në skuadrën franceze, Paris Sen Zhermen.

“Kam biseduar me telefon me Patrikun dhe ai ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me skuadrën tonë”, ka pohuar trajneri i Paris Sen Zhermenit, Antoine Kombaure, duke shtuar:
“Problemi më i madh qëndron tek paga e tij. Patriku është i gatshëm për të bërë lëshime në këtë drejtim, por mbetet të shihet sa do të pranojë t’i ulet paga “.

Viera në fillim të këtij muaji ka pohuar se frikësohet se në edicionin e ri, Hose Murinjo nuk do t’i jep shumë hapësirë në skuadër dhe për këtë arsye dëshiron të largohet nga klubi zikaltër.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *