Home / Sport / Vladimir Klitçko mbron titullin Kampion Bote

Vladimir Klitçko mbron titullin Kampion Bote

Boksieri i njohur Vladimir Klitçko ka mbrojtur mbrëmë titullin e kampionit të botës në peshën e rëndë të shiritit IBF dhe WBO. Ukrainasi fitoi para 61 mijë shikuesve në Gelsenkirshen kundër rivalit të tij Ruslan Chagaev nga Usbekistani, në raundin e dhjetë më K.o.

Wladimir Klitschko ka dëshmuar edhe njëherë dominimin e tij në sektorin e peshave të rënda të boksit duke e mundur të shtunën mbrëma boksierin Ruslan Chagaev para 61.000 spektatorëve në ringun e inskenuar në stadiumin Gelsenkirchen në Gjermani.
Kampioni i IBF-së dhe WBO-së ka shtuar edhe rripin Ring Magazine duke e rrëzuar uzbekistanezin që në raundin e dytë, ndërsa në raundin e tetë ia shkaktoi një plagë të hapur në syrin e majtë.

Kështu, gjyqtari Eddie Cotton ndërpreu meçin në raundin e nëntë duke e shpallur ukrainasin Klitschko fitues me ‘nokaut teknik’.

Nderkohe sot zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Britanisë në Formula 1. Në provat e djeshme zyrtare Pole Position zuri Sebastian Vettel me makinen Red Bull. Në vend të dytë doli Rubens Barrichello me Brawn GP, i ndjekur nga Mark Webber me Red Bull.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *