Home / Lajme / Maqedoni / Vrasje në Zhelinë të Tetovës

Vrasje në Zhelinë të Tetovës

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se të dy derisa diskutonin rreth disa mosmarrëveshjeve të mëparshme të tyre, Beni S. e ka shtyrë, ndërsa R.U. i hidhëruar për shkak të kësaj është drejtuar ndaj makinës të tij “audi A4”, i cili ka qenë i parkuar në afërsi, e ka marrë pistoletën dhe me një gjuajtje e ka qëlluar në dorën e djathtë dhe në anën e djathtë të krahërorit.I qëlluari Beni S. me makinën e kunatit të tij V.R. (38), menjëherë është dërguar në një ambulancë private në fshatin Zhelinë, ndërsa prej atje me makinë tjetër është transferuar në Spitalin klinik nw Tetovë, ku u është nënshtruar lëndimeve të marra

Zënka verbale mes dy banorëve të Zhelinës dje mbaroi me vrasje. Tridhjetë e shtatë vjeçari R.U. dje rreth orës 16 e vrau me pistoletë bashkëvendësin e tij Beni. S. (33).

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se të dy derisa diskutonin rreth disa mosmarrëveshjeve të mëparshme të tyre, Beni S. e ka shtyrë, ndërsa R.U. i hidhëruar për shkak të kësaj është drejtuar ndaj makinës të tij “audi A4”, i cili ka qenë i parkuar në afërsi, e ka marrë pistoletën dhe me një gjuajtje e ka qëlluar në dorën e djathtë dhe në anën e djathtë të krahërorit.

I qëlluari Beni S. me makinën e kunatit të tij V.R. (38), menjëherë është dërguar në një ambulancë private në fshatin Zhelinë, ndërsa prej atje me makinë tjetër është transferuar në Spitalin klinik nw Tetovë, ku u është nënshtruar lëndimeve të marra.

Rastin në Sektorin e policisë – Grupçin përmes telefonit e ka paraqitur R.U.Ekipi nga SPB-Tetovë, gjykatësi hetues kujdestar dhe zëvendësprokurori publik kanë kryer ekspertizë në vendin e vrasjes, ndërsa R.U. është arrestuar dhe punohet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes, ndërsa është gjetur dhe dorëzuar për ekspertizë pistoleta e llojit “Cërvena zastava-M-57”, kalibër 7,62 milimetra, të cilin R.U. e ka poseduar me leje.

Pas urdhëresës së gjykatësit hetues trupi i të vrarit është dorëzuar në obduksion.

Pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të rastit, kundër R.U. nga ana e SPB-Tetovë do të ngrihet padi penale përkatëse.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *