Home / Sport / Xheko mbetët në Volfsburg pa dëshirën e tij

Xheko mbetët në Volfsburg pa dëshirën e tij

Edin Dzeko nuk do të veshë fanellën e Milanit. Tratativa dështoi pasi Wolfsburgu vendosi të respektojë marrëveshjen kontraktuale me lojtarin.

Objektivi i Milanit, Edin Dzeko ka bërë të ditur se do të mbetet në Wolfsburg. Reprezentuesi boshnjak ishte objektivi kryesor i Rossonerëve për afatin kalimtar të verës, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme nga sezoni i kaluar, ku me 26 golat e tij në 32 ndeshje, i ndihmoi Wolfsburgut të fitojë titullin e parë të kampionit në Bundesligë.

Mirëpo, Wolfsburgu e ka informuar se nuk është i interesuar ta shesë. “Do të mbetem në Wolfsburg. Nuk jam i kënaqur. Kam dëshirë të kaloj në Milan, por jam i lidhur me kontratë dhe klubi nuk dëshiron të më lirojë”, deklaroi Dzeko.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *