Home / Sport / Zarate: Me Lacion dua të fitoj gjithçka në karrierë

Zarate: Me Lacion dua të fitoj gjithçka në karrierë

Argjentinasi Mauro Zarate rikonfirmon dashurinë e tij për klubin e Lacios duke theksuar se karriera e tij do të vazhdojë në Romë.

Sulmuesi i përfaqësueses argjentinase është në pronësi të klubit nga Katari, Al Sadd, dhe sezonin e kaluar ishte dhënë në formë huazimi tek Lacio, me të cilën arriti të shënonte 13 gola vetëm në Serinë A. Zarate arriti të fitonte me kryeqytetasit edhe Kupën e Italisë.

“Dëshiroj të vazhdoj karrierën time me skuadrën e Lacios. Me këtë ekip dua të fitoj gjithçka, duke përfshirë Skudeton dhe Ligën e Kampioneve”, deklaron Zarate për Gazzetta dello Sport.

“Këtu ka një entuziazëm të madh dhe ndjehem i lumtur. Ne me të vërtetë jemi një grup i madh. Kur mbërrita në Romë u ambientova menjëherë, pasi njerëzit janë të ngrohtë, ashtu si në Argjentinë”, përfundon Zarate.

Në 4 korrik klubi i Lacios pretendon të mbyllë përfundimisht këtë çështje, duke blerë përfundimisht kartonin e lojtarit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *