Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhje të parakoheshme në mars të 2010-s

Zgjedhje të parakoheshme në mars të 2010-s

Sipas agjendës së bashkësisë ndërkombëtare, ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic më 22 qershor palës maqedonase dhe asaj greke në Gjenevë do t`ia prezantojë planin e ri për zgjidhjen e kontestit të emrit, ku Shkupi do të përfaqësohet nga emisari Zoran Jolevski. Ky propozim pritet që të shqyrtohet në Shkup gjatë verës nëpërmjet takimeve të kreut shtetëror, por edhe katër liderëve të forcave relevante politike.

Në procesin e vëzhgimit do të jenë të kyçur edhe zyrtarë të lartë të departamentit amerikan të shtetit, të cilët drejtëpërdrejt do të udhëhiqen nga zëvendës ndihmës sekretari Stuart E. Jones.

Maqedonia nuk mund të shmangë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nëse nuk do të zhbllokohet procesi i integrimit në strukturat evroatlantike, për shkak të moszgjidhjes së kontestit të emrit.

Kjo bëhet e ditur ekskluzivisht për gazetën “24 orë” nga një diplomatë perendimor në Shkup. “Ky është shans i fundit që përbërja aktuale që ka pushtetin thuajse absolute të gjejë një zgjidhje dhe të jetë faktor uniteti për procesin e evrointegrimeve. Në rast se do të mbahet peng ky proces, atëherë rrugëdalja duhet të kërkohet nëpërmjet zgjedhjeve të reja. Qeveria aktuale ka dështuar para obligimeve të bashkësisë ndërkombëtare, sidomos Brukselit dhe Uashingtonit”, theksoi për të përditshmen “24 orë”, diplomati evropian.

Cila është agjenda që do të çojë në zgjedhje

Sipas agjendës së bashkësisë ndërkombëtare, ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic më 22 qershor palës maqedonase dhe asaj greke në Gjenevë do t`ia prezantojë planin e ri për zgjidhjen e kontestit të emrit, ku Shkupi do të përfaqësohet nga emisari Zoran Jolevski. Ky propozim pritet që të shqyrtohet në Shkup gjatë verës nëpërmjet takimeve të kreut shtetëror, por edhe katër liderëve të forcave relevante politike.

Në procesin e vëzhgimit do të jenë të kyçur edhe zyrtarë të lartë të departamentit amerikan të shtetit, të cilët drejtëpërdrejt do të udhëhiqen nga zëvendës ndihmës sekretari Stuart E. Jones.

Gazeta “24 orë” mëson se VMRO-DPMNE në ruajtjen e pozicioneve të saja duke qenë karshi faktorëve ndërkombëtarë por edhe Greqisë, do të përdorë një front të gjërë politik, duke përfshirë edhe partitë shqiptare, BDI-në e cila është pjesë e pushtetit, por edhe parti të tjera, ndër të cilët përmendet Demokracia e Re dhe forca të tjera politike.

Në rast të dështimit të procesit dhe refuzimit të kreut shtetëror për gjetjen e kompromisit për emrin, atëherë Maqedonia do të përballet me krizë të brendshme politike, e cila do të rezultojë me shpërbërjen e koalicionit qeveritar dhe krijimin e një qeverie teknike, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Do t`i tregojmë Gruevskit për zgjedhjet

Partitë opozitare theksojnë se janë të gatshme që njëherë e përgjithmonë të përballen me partitë e pushtetit VMRO-DPMNE dhe BDI në zgjedhje parlamentare. Pranë PDSH-së theksojnë se janë të gatshëm për t`u përballur me këto forca politike, që sipas tyre kanë gënjyer popullin vetëm e vetëm për të qenë në pushtet. “Ne nuk duam të komentojmë shumë për çështje të tilla për zgjedhjet, sepse pikërisht në këtë kohë po hapen tema të tilla për të tërhequr vëmendjen nga kriza e thellë që ka përfshirë vendin por edhe nga pozita e rëndë e shqiptarëve”, theksojnë në PDSH. Sipas zyrtarëve të kësaj partie, duhet që në afat të shkurtër të ndermerren masa kundër projektit qeveritar që ka bllokuar proceset evrointegruese.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) është deklaruar e gatshme për tu ballafaquar edhe me zgjedhje.

“Nuk do të lejojmë që të futemi në debate për çështje serioze, që janë si pasojë e spekulimeve joserioze që po nxirren para opinionit. Këtë praktikë ia lëmë VMRO-DPMNE-së, e cila po shihet qartë se dëshiron të flas për gjithçka tjetër, përveç problemeve reale të qytetarëve dhe shtetit”, ka theksuar zëdhënësi i LSDM-së, Emilian Stankoviç. Sipas tij, nëse LSDM do të hapë çështjen e zgjedhjeve të parakohshme atëherë do të jenë të bindur se këtë kjo parti do ta bëjë në mënyrë më të qartë dhe më serioze

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *