Home / Lajme / Rajon / Zgjedhjet në Kosove më 15 nëntor

Zgjedhjet në Kosove më 15 nëntor

Sipas opozitës, nëse zgjedhjet lokale mbahen në gjysmën e dytë të tetorit, rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave, që Ligjit për Zgjedhjet Lokale duhet të mbahet katër javë pas rrethit të parë, do të mbahej në gjysmën e nëntorit

Zgjedhjet komunale në Kosovë do të mbahen më 15 nëntor, që është e diela e tretë e muajit, njofton gazeta express.

Vendimi është shpallur të martën nga Presidenti Fatmir Sejdiu, pas takimeve konsultative që ai ka zhvilluar javëve të fundit me gjithë spektrin politik në Kosovë.

Partitë në opozitë kishin kërkuar që zgjedhjet të mbahen në tetor, ndërkohë që dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës kishin preferuar nëntorin, pa dhënë ndonjë datë të caktuar.

Gjashtë partitë opozitare, AKR, LDD, AAK, ORA, PD dhe PSD, në një mbledhje të përbashkët javën e kaluar i propozuan zyrtarisht presidentit që zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor, duke e konsideruar si kohën më optimale.

Në një marrëveshje që e kanë nënshkruar këto subjekte theksohej se kjo ishte koha më e mirë për organizimin e zgjedhjeve lokale, për shkak se edhe moti premton një dalje më të madhe të votuesve në zgjedhje.

Sipas opozitës, nëse zgjedhjet lokale mbahen në gjysmën e dytë të tetorit, rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarët e komunave, që Ligjit për Zgjedhjet Lokale duhet të mbahet katër javë pas rrethit të parë, do të mbahej në gjysmën e nëntorit.

Përfaqësues të opozitës kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e “bojkotimit” të procesit zgjedhor nga votuesit. Në zgjedhjet e 2007-ës kanë marrë pjesë vetëm 42 për qind e votuesve.

Ndërkohë, PDK-ja dhe LDK-ja, më herët kishin përmendur “fillimin e nëntorit” si datë të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, por nuk kanë propozime konkrete.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentit duhet të shpallë datën e zgjedhjeve “jo më pak se katër muaj dhe jo më shumë se gjashtë muaj” para skadimit të mandatit të institucioneve në fuqi

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *