Home / Sport / Zyrtare: Ferrara trajneri i ri i Juventusit

Zyrtare: Ferrara trajneri i ri i Juventusit

Drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që Ferara të drejtojë ekipin në sezonin e ardhshëm. Ferara udhëhoqi “bardhë e zinjtë” në dy ndeshjet e fundit si trajner i përkohshm, pas largimit të Ranierit, mirëpo udhëheqësia e skuadrës si duket ka besim tek ish-mbrojtësi i Juves, duke i’a besuar pankinën për kohë më të gjatë.

Ekipi i Juventusit ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me trajnerin e ri Çiro Ferrara. Bëhet fjalë për një zgjedhje unanime dhe tradicionale të klubit bardhezi pasi shikojnë tek Ferrara teknikun ideal për Juventusin: i ri, juventin, dhe i aftë të luajë me disa module duke parë edhe ardhjen e Diegos.

Për Ferrarën bëhet fjalë për një “rikthim”, pasi ka qenë lojtar i Juventusit për tetë sezone dhe trajner për vetëm dy javët e fundit të kampionatit që sapo mbyllëm.

Ferrara është trajneri i dytë këtë vit pas Leoardos të Milanit që nisin eksperiencat e tyre për herë të parë si trajner në ekipe prestigjioze ku ata kanë luajtur për shumë sezone.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *