Home / Sport / ZYRTARE: Kaka në Real Madrid

ZYRTARE: Kaka në Real Madrid

Superylli brazilian Ricardo Kaka ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Mbretërit e Real Madridit. Tani është zyrtare – Leite Kaka ka kaluar nga Milan në Real Madrid duke thyer rekordin botëror të transferimeve për 65 milionë euro, ndërsa ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeqare me gjigantin madrilen.

“Nga sezoni i ardhshëm Kaka do të luaje në Real Madrid. Milan i falënderohet atij për kontributin e madh dhe fitoret e shumta të arritura në gjashtë vitet e tij të kaluara në klub”, thuhej në një komunikatë të Milanit të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit, pak pas mesnatës.

Real Madrid kishte dërguar doktorin e tyre në kampin stërvitor të Brazilit ku futbollisti i kreu kontrollimet mjekësore. Ish fituesi i Topit të Artë në janar kishte refuzuar transferimin në Manchester City në vlerë prej afro 100 milionë euro por u bind nga Real Madrid. Milan konfirmoi se është i gatshëm ta shes yllin e tyre për të balancuar gjendjen financiare pas humbjeve të raportuara prej 60 milionë euro në sezonin e fundit.

Kaka debutoi për Rossonerët në fitoren 2-0 në udhëtim ndaj Anconas më 1 shtator 2003 pas transferimit nga San Paolo për rreth 5 milionë euro. Me Milanin ai fitoi një Scudetto, Ligën e Kampionëve, Superkupën evropiane, Superkupën italiane dhe Kampionatin botëror të klubeve së bashku me çmimet individuale – Topi i Artë dhe FIFA Futbollisti më i mirë në botë.

A.C. Milan, në emër të drejtuesve, lojtarëve dhe tifozëve kuqezi, i uron Kakas urimet më të mira dhe suksese në karrierën e tij sportive.

Ende asgjë zyrtare në lidhje me koston e kësaj lëvizjeje, por sipas mediave spanjolle, Reali i Madridit do paguajë 64.5 milionë euro, 2.9 milionë prej të cilave i shkojnë San Paolos. Lojtari brazilian do te perfitoje 9 milione euro neto ne vit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *