Home / Sport / Alex Ferguson: Siti, një klub i vogël

Alex Ferguson: Siti, një klub i vogël

Trajneri i Junajtid ka sulmuar ashpër rivalët historikë Manchester Siti duke deklaruar se edhe pëkundër blerjeve të fundit ata përsëri nuk do të mundin të hyjnë në mesin e ekipeve më të mira angleze.

Trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, ka sulmuar rivalët e Mançester Sitit, duke i quajtur ata “një klub i vogël”. Siti gjatë kësaj vere ka zënë faqet e para të gazetave për shkak të shumave të mëdha që ka shpenzuar për të blerë Emanuel Adebajor, Roke Santa Kruz, Garet Berri dhe gjithashtu, duke i rrëmbyer Junajtid Karlos Tevezin. Rivalët e Sitit duket se kanë shkaktuar zemërimin e Aleks Fergusonit nëpërmjet një posteri ku duket Karlos Tevez dhe ku lexohet slogani “Mirë se erdhe në Mançester”. Megjithatë, trajneri i Junajtid, tani i është përgjigjur veprimeve të Sitit dhe ka bërë të ditur mendimin e tij. “Ata janë një klub i vogël me një mentalitet provincial. Ata flasin gjithë kohës për Mançester Junajtid; nuk mund ta evitojnë këtë. Ata mendojnë se bindja e Karlos Tevezit për t’u larguar nga Junajtid është një triumf. Këto janë gjëra që nuk kanë asnjë vlerë”, ka thënë Ferguson. Trajneri i “Djajve të Kuq”, i cili ka zbuluar se Emanuel Adebajor i ishte ofruar atij para se të shkonte tek Siti, ka këmbëngulur se ai e dinte me saktësi pse lojtarët kanë pranuar ofertat e “Sitizens”. “Kur dikush të ofron kaq shumë para, atëherë bëhet e vështirë ta refuzosh ofertën. Kjo është e vetmja arsye pse lojtarët pranojnë të luajnë për atë klub”.Trajneri skocez, më pas, është rikthyer të komentojë transferimin e Karlos Tevezit për 25 milionë stërlina tek kundërshtarët historikë, pasi sulmuesi argjentinas kaloi dy sezone i dhënë borxh tek Junajtid. Tifozët e Mançester Sitit padyshim janë kënaqur shumë me këtë lëvizje dhe gjithashtu është ideuar edhe një poster për të festuar këtë eveniment. Posteri në fjalë tregon Tevezin, me sloganin “Mirë se erdhe në Mançester”.“Duket si një nga ato thirrjet për luftë të llojit: ‘Vendi yt ka nevojë për ty’”, ka thënë Ferguson, i cili ka shtuar se tifozët e Sitit kanë qenë xhelozë për Junajtid që në momentin kur ai ka marrë drejtimin e “Djajve” në vitin 1988-të, pas largimit nga skuadra skoceze e Aberdinit. “Ata kanë një problem që në momentin kur unë kam marrë drejtimin e Mançester Junajtid dhe kur kanë ardhur fitoret e njëpasnjëshme, që e kanë bërë skuadrën tonë një nga më të mirat dhe më të njohurat në të gjithë botën”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *