Home / Sport / Alonso pritet të jetë piloti kryesor i Ferrarit

Alonso pritet të jetë piloti kryesor i Ferrarit

Fernando Alonso pritet të jetë piloti kryesor i Ferrarit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Të pakënaqur me Kimi Raikonen drejtuesit e skuderisë kokëkuqe kanë vendosur që të ndryshojnë në fund të sezonit.

Fernando Alonso do të jetë pilot i Ferrarit në sezonin 2010. Lajmi ende nuk është zyrtarizuar nga skuderia kokëkuqe, por as është hedhur poshtë, duke lënë të kuptohet se informacionet e publikuara në mediat spanjolle janë të vërteta. Në Maranelo mësohet se kanë arritur prej kohësh një akord me pilotin e Renosë dhe zyrtarizimi mund të bëhet në Çmimin e Madh të Monzës më 13 shtator, ose në fund të kampionatit.

Drejtuesit e Ferrarit nuk janë aspak të kënaqur me pilotin aktual Kimi Raikonen, që pavarësisht Botërorit të fituar në 2007, nuk ka qenë asnjëherë në nivelin e makinës së tij. Finlandezi shpesh duket pa grintë dhe moskokëçarës për ecurinë e skuderisë, gjë që natyrisht nuk ka lënë shije të mirë te drejtuesit. Raikonen nuk ka patur asnjëherë raport të mirë me inxhinierët e mekanikët, ndryshe nga paraardhësi i tij Majkëll Shumaker.

Në krahun tjetër, Fernando Alonso është ndoshta piloti më i mirë në qarkullim dhe duket kampioni i madh që po kërkojnë te Ferrari.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *