Home / Sport / Arsen Venger, gati ofertën për Lorik Canën

Arsen Venger, gati ofertën për Lorik Canën

Arsenali po përgatitet t’i bëjë ofertën Olimpikut të Marsejës për Lorik Canën.

Mediat britanike njoftojnë që me largimin e vëmendjes nga braziliani Melo, i cili zgjati kontratën me Fiorentinën, Arsenali kërkon me ngulm të marrë mesfushorin e kombëtares kuqezi.

Çmimi i Canës vërtitet nga 5 deri në 10 milionë stërlina. Me largimin në vitin 2005 të Patrik Vierasë, mesfusha e Arsenalit nuk e ka gjetur njeriun e duhur që do të thyente sulmet e kundërshtarëve.

Arsenali ka mesfushorë shumë cilësorë, si Fabregas, Arshavin apo Nasri, që kanë nevojë për mbështetje në fazën mbrojtëse. Lorik Cana konsiderohet njeriu i përshtatshëm për ta kryer këtë detyrë.

Arsen Venger pritet t’i bëjë ofertën zyrtare Marsejës, për të mundur konkurrencën e Totenhemit dhe Hamburgut.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *