Home / Sport / Bakiu pësoi gol në Mjallby

Bakiu pësoi gol në Mjallby

Portieri nga Shkupi ka zhvilluar 90-te minuta shume te mira ne porte, por megjithate nuk ka mundur qe te shmange pranimin e nje goli, qe skuadres se tij i kushtoi disfate.

Si në Evropë po ashtu edhe në Suedi ka shumë futbollistë shqiptarë që i mbrojnë ngjyrat me sukses qoftë në skuadrat elite apo edhe të rangjeve të tjera. Ndër ta është edhe portieri Nuredin Bakiu, që është anëtar i skuadrës së futbollit IFK Norrkoping, që garon në Ligën e Dytë të Suedisë. Bakiu sot pësoi gol në ndeshjen e mbetur të javës së 16-të në përballje me Mjallbyn. Goli u shënua në minutën e 16-të nga futbollisti Ekenberg. Bakiu ruajti portën me sukses hiq golit të pësuar në minutat e hershëm, por sulmuesit e skuadrës Norrkoping nuk ishin të gatshëm të barazojnë rezultatin. Mjallby është ndër skuadrat më të forta të ligës së dytë, e cila bindshëm kryeson tabelën me 41 pikë ose nëntë pikë më shumë se i dyti Åtvidabergs FF. Skuadra IFK Norrkoping renditet në vendin e 14-të me 15 pikë ose një pikë më shumë se i fundit përkatësisht i 16-ti në tabelë, Vasby. 27 vjeçari Bakiu është me prejardhje nga Shkupi i Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *