Home / Sport / Banzema në Real Madrid

Banzema në Real Madrid

Sipas të përditshmeve spanjolle “AS” dhe “Marka” , Real Madridi dhe Olimpik Lion kanë arritur marrëveshje për transferimin e Karim Banzemas në Madrid. Vlera e dëshpërblimit është 35 milion paund, ndërsa Banzema, është përforcimi i katërt për Realin, në merkaton verore.

Një ditë pas prezantimit të brazilianit Kaka në “Santiago Bernabeu”, Reali ka përfunduar punën edhe rreth transferimit të një tjetër futbollisti të famshëm. Bëhet fjalë për francezin, Karim Benzema, i cili do t’i bashkohet klubit madrilen për 35 milionë euro.
Një lajm të tillë e bëjnë të ditur mediat spanjolle. Drejtuesit e Lionit për golashënuesin 21-vjeçar kishin kërkuar 40 milionë euro, kurse Reali fillimisht kishte ofruar 33 milionë euro. Megjithatë, presidenti i “klubit mbretëror”, Florentino Perez kishte rritur ofertën edhe për dy milionë, gjë e cila bëri që homologu i tij nga radhët e Lionit t’i jap përgjigje pozitive. Benzema është përforcimi i katërt i Realit, pas Kakas, Ronaldos dhe Albiolit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *