Home / Sport / Bayerni “shtyp” Milanin 4-1

Bayerni “shtyp” Milanin 4-1

Nuk është ëndërr vere. Milani ka humbur katër miqësoret e luajtura deri tani. Madje, të fundit me rezultatin e thellë 4-1.

Milani po vazhdon me formën e keqe në ndeshjet miqësore parasezonale, ndërsa të mërkurën mbrëma është mposhtur me rezultat prej 4-1 nga Bayern Munichu.

Është kjo humbja e katërt radhazi e Rossonerëve, të cilët duket se nuk po e gjejnë formulën e fitores.

Bavarezët dolën fitues me golat e Muller (12’ dhe 90’), Schweinsteiger (80’) dhe Sene (89’). Ndërsa golin e nderit për kuqezinjtë e shënoi Pirlo (81’).

Mbrëmë Milani u mposht nga Bayern Mynih dhe për trajnerin Leonardo kjo humbje nuk është e lehtë për tu kapërcyer.

“Pësuam dy gola në tre minutata e fundit dhe humbja mund të kishte qenë 2:1. Ne arritëm të lodhur pas një udhëtimi të gjatë dhe kjo është arsyeja e paraqitjes jo të mirë të skuadrës sonë përballë Bayernit të Mynihut” theksoi Leonardo.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *