Home / Sport / Berisha përforcon Arminia Bielefeldin

Berisha përforcon Arminia Bielefeldin

Besart Berisha do të jetë transferi i gjashtë i skuadrës së Arminia Bielefeldit për sezonin e ri. Sulmuesi kosovar gjatë provave ka bindur drejtuesit e klubit nga Bundesliga 2 se meriton një vend në skuadër.

Drejtuesit e Armenias kanë arritur marrëveshje me Berishën, por para se të nënshkruajnë u ka mbetur të bisedojnë edhe me udhëheqësit e skuadrës nga Premierliga, Burnley, e cila e posedon kartonin e reprezentuesit të Shqipërisë.

“Kemi rënë dakord me lojtarin për të gjitha çështjet, krejt çka na mbetet është marrëveshje me ekipin e Burnley, por jam optimist se edhe këtë do ta arrijmë”, ka thënë Detlev Dammeier, drejtori sportiv i Arminias.

Sipas medieve gjermane, Berisha të hënën pritet të mbërrijnë Gjermani për t’i kryer kontrollet mjekësor dhe për të nënshkruar me klubin e tij të ri – Arminia Bielefeld.

”Në çdo stërvitje, por edhe kundër ekipit Viktoria Pilsen, Besarti ka shënuar gol. Ne shpresojmë që ai do ta na e përmirësojë lojën ofensive”, ka thënë trajneri i Arminias, Thomas Gerstner.

Ndërsa edhe menaxheri i sulmuesit kosovar, Henner Janzen, ka treguar se asistuesi i tij me padurim e pretë kalimin te skuadra e Arminia Bielefeldit.

“Për momentin Besarti është në Angli dhe mezi e pret ardhjen në Bielefeld. Besartit i ka pëlqyer shumë loja e Bielefeldit”, ka theksuar Janzen.

Besarti në vitin 2007 nga skuadra gjermane Bielefeld ishte transferuar te Burnley. Te ky ekipi kosovari nuk pati rastin të luajë për shkak të lëndimit.

Në fillim të sezonin që e lamë pas, ai u huazua tek ekipi norvegjez Rosenborg, derisa pas gjashtë muajve shkoi sërish huazim, por te klubi danez AC Horsens.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *