Home / Lajme / Rajon / Berisha: Po presim rezultatin nga KQZ

Berisha: Po presim rezultatin nga KQZ

Në emër të qeverisë shpreh edhe njëherë falënderimet më të thella për 1 milion e 500 mijë zgjedhës shqiptarë që nderuan zgjedhjet . Falënderoj komisionerët në emër të të gjitha forcave politike për bashkëpunimin luajal që ata dëshmuan në përputhje me ligjin në këtë proces zgjedhor” u shpreh Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka mbledhur qeverinë tre ditë pas zgjedhjeve. Duke shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e procesit zgjedhor Berisha theksoi se rezultati i zgjedhjeve nuk është përfundimtar dhe se do të presë shpalljen e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“Në emër të qeverisë shpreh edhe njëherë falënderimet më të thella për 1 milion e 500 mijë zgjedhës shqiptarë që nderuan zgjedhjet . Falënderoj komisionerët në emër të të gjitha forcave politike për bashkëpunimin luajal që ata dëshmuan në përputhje me ligjin në këtë proces zgjedhor” u shpreh Berisha.

Kryeministri ka përshëndetur komisionerët, numëruesit e votave dhe të gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e procesit duke premtuar se qeveria do t’i shpërblejë për punën e tyre.

Ndërkohë, Berisha theksoi se qeveria e tij do të vazhdojë reformat deri sa të krijohet qeveria e re. “Do të vazhdojmë me reformat por veçanërisht në përqendrimin total në detyrimin që rrjedh nga MSA-ja, aq më tepër kur integrimi është çështja kryesore”.

Mbledhja e parë e qeverisë pas 28 qershorit vazhdoi punën për miratimin e një seri marrëveshjesh dhe ligjesh. “Një seri vendimesh të tjera do diskutohen pa praninë e kamerave. Tani shkoni tek KQZ dhe prisni rezultatin” u shpreh Berisha përpara mediave. /balkanweb/

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *