Home / Lajme / Maqedoni / Berisha serish kryeminister, Basha zevendesi tij, Meta ne vend te Topallit

Berisha serish kryeminister, Basha zevendesi tij, Meta ne vend te Topallit

Duket se kabineti i ri qeveritar do të ketë shumë ndryshime si në përbërje ashtu edhe në format. Kështu, disa ministri janë ndarë për të formuar dy ministri të ndryshme. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është ndarë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me në krye Majlinda Bregun, si edhe në Ministrinë e Turizmit me në krye Albana Vokshin.

Sali Berisha kryeministër, Lulzim Basha zëvëndës i tij, Jozefina Topalli ministre e Jashtme dhe Ilir Meta kryetar i Kuvendit.
Katër ministritë që do të marrë LSI-ja dhe kush do të jenë ministrat e rinj të PD-së dhe ata që largohen.
“Komandanti” i kabinetit të ri ekzekutiv do të jetë kreu i PD-së, Sali Berisha. Dhe mësohet që zëvendëskryeministër do të bëhet ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha.
Ndërkohë që katër portofola ministrorë t’ marrë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila do të qeverisë bashkë me Partinë Demokratike.
Kështu, në krye të Ministrisë së Integrimit pritet të jetë përfaqësuesi i LSI-së, Edmond Haxhinasto; ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili; ministër i Energjetikës, Dritan Prifti; dhe në krye të Ministrisë së Brendshme do të vihet Sokol Dervishaj.
Ndërkaq, që ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, do të udhëheqë Ministrinë e Jashtme, pasi në vendin e saj do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Tek Ministria e Financave, Ekonomisë, Bujqësisë dhe Transporteve nuk do të ketë ndryshime, në krye të tyre do të jenë të njëjtët ministra që janë në qeverinë aktuale.

Duket se kabineti i ri qeveritar do të ketë shumë ndryshime si në përbërje ashtu edhe në format. Kështu, disa ministri janë ndarë për të formuar dy ministri të ndryshme. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është ndarë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me në krye Majlinda Bregun, si edhe në Ministrinë e Turizmit me në krye Albana Vokshin.

Gjithashtu edhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të ndahet në Ministrinë e Ekonomisë me në krye Genc Rulin dhe në Ministrinë e Energjetikës të kryesuar nga Dritan Prifti.
Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes pritet të jetë Genc Pollo, i cili do të zërë vendin Gazmend Oketës dhe në Ministria e Arsimit pritet t’i jepet Myqerem Tafajt, një nga këshilltarët e Berishës për arsimin.
Ministër i Punës dhe i Shanseve të Barabarta pritet të jetë Spiro Ksera dhe ministër Mjedisi, Fatmir Mediu. Ndërkohë që Ilir Rusmali do t’i rikthehet sërish Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *