Home / Sport / Besart Berisha pranë kalimit tek Arminia

Besart Berisha pranë kalimit tek Arminia

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Besart Berisha, ka shumë mundësi të nënshkruajë për Arminia Bilefeld, skuadrën e njohur gjermane, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesliga 2.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane, të cilat theksojnë faktin se tek skuadra e Arminias më parë kanë luajtur edhe futbollistët shqiptarë Fatmir Vata, Ervin Skela e Klodian Duro.

Klubi anglez i Bërnlit, që zotëron edhe kartonin e sulmuesit kosovar, e ka nxjerrë në shitje, pasi më parë e kishte huazuar te Rozenborgu në Norvegji dhe të AC Horsens në Danimarkë.

23-vjeçari Berisha, i cili më parë ka luajtur edhe me Hamburgun në Bundesligën 1 gjermane, madje ka shënuar edhe një gol në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, është duke kryer stërvitje me skuadrën e Arminias.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *