Home / Sport / Besart Berisha tek Arminia Bielefeld për 100 mije euro

Besart Berisha tek Arminia Bielefeld për 100 mije euro

Besart Berisha ka realizuar transferimin tek Arminia Bielefeld. Kur gjithçka dukej se ishte bllokuar, gjermanet arriten marreveshjen me Bernlin e Premierliges angleze dhe do te paguaje rreth 100 mije euro per sulmuesin e Kombetares shqiptare.

24-vjeçari ka firmosur kontrate per tri vitet e ardhshme me ekipin qe ne kete sezon do te militoje ne Bundesligen II dhe dje ka zhvilluar stervitjen e pare si lojtar i Arminias.

Detlev Damier, drejtori sportiv i klubit, deklaroi: “Anglezet kishin pretendimet e tyre, por duke qene se Berisha nuk ishte ne planet e stafit teknik per sezonin e ri, ata u terhoqen. Kemi hyre ne negociata qe prej disa javesh dhe me ne fund rame dakord per shifren e transferimit. Per sherbimet e sulmuesit do te paguajme rreth 100 mije euro per kartonin e lojtarit”. Kuqeziu nuk do te luaje te shtunen ne ndeshjen e Kupes kunder Unterhashing. Trajneri Tomas Gershtner sqaroi: “Fillimisht Berisha duhet te stervitet per te arritur formen optimale. Me pas do te presim debutimin e tij me skuadren dhe te shohim se si mund ta pershtatim ne skemat e lojes”.Kerkesa fillestare e Bernlit per te shitur Berishen ishte afro 200 mije euro, por ne fund “lufta e nervave” u fitua nga Arminia. Ne veren e vitit 2007, britaniket paguan mbi 400 mije euro per ta afruar lojtarin nga Hamburgu. Megjithate, gjate dy vjeteve shqiptari nuk luajti asnje ndeshje zyrtare me fanellen e “klarets”. Ai e bindi trajnerin Ouen Kojl gjate miqesores qe perfaqesuesja shqiptare luajti me Angline “B”, pikerisht ne stadiumin “Turf Mur” te Bernlit, ku shenoi edhe nje gol. Megjithate, qe prej javeve te para, 24-vjeçari u demtua ne gju (gjate miqesores se Kombetares me Malten) dhe kaloi nje periudhe te gjate rehabilitimi. Fillimisht sulmuesi u transferua ne Norvegji, ne forme huazimi te Rosenborgu, ndersa gjate sezonit te kaluar ai mbrojti ngjyrat e Horsens ne Danimarke.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *