Home / Sport / Cana mes Hamburgut e Evertonit

Cana mes Hamburgut e Evertonit

Skuadra e Evertonit ka hyrë seriozisht në garë për t’i siguruar shërbimet e Lorik Canes, ndonëse ishte konsideruar si punë e kryer kalimi i tij te skuadra gjermane Hamburg.

“Klubi anglez mund të jetë destinacioni im më i mirë, por edhe klubet gjermane janë një opsion i mire po ashtu. Evrtoni është një klub që më kërkon që disa vite ”, ka deklaruar Cana për televizionin Top Channel.

Interesimi ndaj kapitenit të Marseilles në afatin kalimtar të kësaj vere nuk ka munguar edhe nga emrat e mëdhenj te futbollit anglez si Arsenal e Liverpool, mirëpo këto dy skuadra duken larg reprezentuesit të Shqipërisë.

“Unë kam pasur kontakte me Liverpoolin dhe lojtari që luan rolin tim është Javier Mascheranodhe. Ai nuk lëviz dhe unë aty nuk kam vend. Edhe kontakti me Arsenalin ka qenë, por nuk ka pasur një ok”, është shprehur Cana.

Një gjë është e sigurt se Cana sezonin e ardhshëm nuk do ta veshë fanellën e Marseilles, derisa emri i skuadrës së re pritet të dihet brenda këtyre ditëve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *