Home / Sport / Cana prezantohet me fanelen e Sunderland-it.

Cana prezantohet me fanelen e Sunderland-it.

Lorik Cana është prezantuar me fanellën kuq e bardhë. Sunderland transferoi javën e kaluar mesfushorin kosovar të Marseilles, i cili nënshkroi një kontratë katër vjeçare.

Lorik Cana ne klubin e ri do ta mbaje numrin e tij te vjeter 19, ndersa gjithashtu do te jete edhe kapiten i Sunderland-it.

Cana ishte ne shenjester te klubeve me te medha evropiane, mirepo ne fund vendosi te pranoje oferten e Sunderland-it, te cilet ofruan kushte me te mira per sherbimet e shqiptarit.

Megjithate edhe perkunder faktit se ish-kapiteni i Marsejes ka nenshkruar kontrate katervjecare, parashihet se ai se shpejti mund te kaloje ne njeren prej skuadrave me te forta ne Angli, gje qe eshte cekur edhe ne nenshkrimin e kontrtates, ku Sunderlandi detyrohet qe mos shkaktoje probleme ne rast te nje oferte nga top-peseshi i skuadrave angleze.

“Ndjehem mirë. Kjo është dita ime e parë në stërvitjet e skuadrës sime të re. Kjo është një aventurë e re për mua. Është mjaft emocionuese të jesh pjesë e Ligës Premiere. Mjaft emocionues ishte edhe kontakti im me trajnerin, si dhe me të gjithë bashkëlojtarët e mi të ri. Me padurim pres të luaj me Sanderlendin dhe të arrijë rezultate të mira. Përshtypjet e para janë shumë të mira”, ka theksuar Cana, për televizionin e klubit të tij të ri SAFC TV, duke shtuar: “Kam luajtur në dy nga skuadrat më të mëdha në Francë – Paris sen Zhermen dhe Marsejë, po ashtu kam qenë edhe pjesë e Ligës së Kampionëve, prandaj jam këtu për të përjetuar një përvojë të re dhe për ta ndihmuar Sanderlendin. Për mua Liga Premiere është më e mira në botë dhe atë e përcjellin të gjithë. Për këtë arsye kam ardhur këtu dhe Sanderlendi është një skuadër e shkëlqyeshme për të luajtur dhe po ashtu është fantastike të kesh përkrahjen e këtyre tifozëve të zjarrtë”, ka nënvizuar Cana. Debutimi i Canës pritet të ndodh në ndeshjen miqësore ndaj Seltikut në fundjavë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *