Home / Sport / Cana prezantohet te merkuren

Cana prezantohet te merkuren

Tashme eshte e sigurt: Lorik Cana sezonin e ardhshem do te luaje ne Premier League ne radhen e ekipit te Sanderlendit. Por per momentin mungon firma ne kontraten 4-vjeçare qe do ta lidhe ate me klubin anglez per kater vitet e ardhshme, ku pritet te perfitoje nje shume prej 2.5 milione eurosh ne sezon.

E reja me e fundit ka te beje me shtyrjen e dites se prezantimit te mesfushorit shqiptar ne klubin e tij te ri. Menjehere pasi eshte mesuar te premten e kaluar se, Cana ka pranuar te kaloje te Sanderlendi, u perfol se te henen lojtari do te paraqitej ne ekipin e tij te ri.

Por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Per arsye qe ende nuk jane sqaruar, por qe me siguri nuk kane te bejne me ndonje problem, i cili mund te ndikojne ne ndryshimin e marreveshjes, nje gje e tille eshte shtyre. Informacionet e njohura per momentin theksojne se vonesa eshte thjesht e karakterit administrativ. Sipas mediave franceze, por edhe atyre angleze, data e prezantimit te Canes te Sanderlendi do te jete 29 korriku (te merkuren). Ish-shoket e tij tek Olimpiku i Marsejes kane rinisur dje pasdite stervitjen dhe per habi te te gjitheve ekipit i eshte bashkuar dhe ish-kapiteni shqiptar i tyre. Pas faktit se ai eshte zyrtarisht lojtar i Sanderlendit, koleget e Marsejes jane befasuar nga prezenca e Canes ne seancen stervitore te zhvilluar ne “Commanderie”.

Shqiptari pritet te udhetoje te merkuren drejt Anglise, por ajo qe ka çuditur Marsejen, ishte kerkesa e ish-kapitenit per te vazhduar te stervitet deri atehere me Marsejen, pasi nuk deshiron te humbase formen e tij fizike. Nderkohe qe te Sanderlendi jane te gjithe te paduruar per ardhjen e kapitenit te ri. Nje nder me te interesuarit, i cili mezi po e pret kete moment, eshte pikerisht trajneri i “Maceve te Zeza” te Premier League, Stiv Brus.

Tekniku i Sanderlendit eshte nje admirues i madh i lojes se mesfushorit shqiptar dhe prandaj ai ka qene edhe kembengulesi me i madh per te pasur ate ne radhet e ekipit te tij. Arritja e marreveshjes mes Marsejes dhe klubit anglez, e ka gezuar pa mase teknikun, i cili i ka besuar shqiptarit edhe shiritin e kapitenit te “Maceve te Zeza”.

“Cana do te jete kapiteni i ardhshem”, ka ritheksuar edhe dje Brus, i cili me pas ka shtuar: eshte nje lojtar shume potent, ka qene nje fitues pergjate gjithe jetes se tij dhe jam i sigurt qe eshte i pershtatshem per Premier Leaguen”. Per te marre Canen, Sanderlendit iu desh te paguante 5.8 milione euro (5 milione paund).

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *