Home / Sport / Cana takon Sarkozin para ikjes nga Franca

Cana takon Sarkozin para ikjes nga Franca

Keto dy jave do te jene vendimtare ne lidhje me te ardhmen e Lorik Canes, mesfushorit shqiptar qe militoi per 4 sezone ne radhet e skuadres se Olimpikut te Marsejes.

Ndërsa ndodhet në qendër të merkatos të kërkesave të disa prej klubeve më të njohura të Evropës, Lorik Cana është takuar dje me presidentin e Francës Nikola Sarkozi. Ndoshta mund të jetë takimi i fundit i shqiptarit me kreun e shtetit francez, me të cilin janë njohur që kur ai luante në radhët e Paris Sent Zhermen dhe Sarkozi ishte tifoz i këtij ekipi. Dje, presidenti i Francës ka qenë në Evian, ku është takuar me kryeministrin britanik Gordon Braun. Por, hoteli ku janë takuar dy krerët e shteteve ka qenë në të njëjtën lagje ku është akomoduar edhe Olim-piku i Marsejës, që po zhvillon fazën përgatitore aty. Mediat franceze njoftojnë se vetë Sarkozi i ka kërkuar një takim drejtuesve të Marsejës, duke nisur nga trajneri Deshamp, presidentin Zhan-Klod Dasier, drejtori i sigurisë Gai Kazadamont dhe lojtarët Lorik Cana, Mamadu Niang e Stiv Mandanda. Mediat franceze nuk kanë hezituar të bëjnë shaka me këtë takim, duke e quajtur presidentin “tra-dhtar”, për shkak se ai është tifoz i njohur i PSG-së, rivalëve të përjetshëm të Marsejës. Sa i përket merkatos, shqiptari është kthyer në një betejë angleze, teksa Hamburgu e Volfsburgu duken paksa më larg. Arsenali vazhdon të jetë në pole-position, por edhe konkurrenca e Totenhemit dhe e Liverpulit është rritur mjaft ditën e djeshme. “Por, asgjë nuk do të ndodhë sa Marseja të gjejë një zëvendësues”, tha i ati dhe menaxheri i Lorik Canës, Agimi.

Ditet e fundit u perfol per nje kalim te mundshem te tij te Volsburgu per shumen prej 7 milione eurosh, por te henen, kur sipas mediave franceze pritej nenshkrimi i kontrates 4-vjeçare me kampionet e Gjermanise, gjithçka ka rezultuar vetem nje thashethem.

Kjo tratative eshte hedhur poshte nga babai, njekohesisht edhe menaxheri i tij, Agim Cana, i cili ka theksuar per prestigjiozen “L’Equipe” se nuk ka asgje te vertete mes djalit te tij dhe Volfsburg.

“Nuk e kam idene se nga ka ardhur ky thashethem, ne nuk kemi kontaktuar kurre me Volfsburgun”, ka deklaruar Agim Cana. Me pas kete e konfirmon edhe i biri, Loriku, ne nje prononcim per “LaProvence.com”.

Ai gjithashtu mohoi çdo kontakt me Volfsburg, por konfirmoi se eshte i mundshem nje transferim i tij te Hamburgut. “Nuk kam pasur kurre kontakte me Volfsburgun”, ka theksuar Cana, i cili me pas ka sqaruar se karriera e tij me shume mundesi do te vazhdoje ne nje kampionat te huaj, por marrja e vendimit perfundimtar pritet te behet gjate ketyre dy javeve te fundit.

“Ka shanse qe gjithçka rreth te ardhmes sime te vendoset gjate kesaj jave. Ne kete perfundim arrihet ne nje menyre logjike”, ka thene kapiteni i Marsejes. Pasi ka komentuar thashethemet per Volfsburgun, futbollisti i Kombetares shqiptare ka deklaruar se skuadra e tij e ardhshme mund te jete nje tjeter skuader gjermane. “Hamburgu eshte nje skuader qe mund te jete nje destinacion i mire”, ka zbuluar ai per “LaProvence.com”.

Hamburgu, i cili e ka kerkuar mesfushorin edhe gjate merkatos se dimrit, u rendit i pesti ne sezonin e fundit te Bundesliges.

Por shanse per te marre Lorik Canen kane edhe skuadrat angleze, Arsenal, Liverpul e Totenhem. “Topçinjte” e Londres i tremben konkurrences se Liverpulit dhe Totenhemit.

Liverpuli eshte gati te beje nje sakrifice ne rast te largimit te Ksavi Alonsos ose Maskeranos.

Ndersa trajneri i Totenhemit, Herri Redknap, e shikon si perforcim ideal te mesfushes se tij. Nderkohe i ati ka pohuar se per momentin ka nje pengese per largimin e Canes. “Asgje nuk do te ndodhe deri ne momentin qe Olimpiku i Marsejes te gjeje nje zevendesues per Lorikun. Ka shume mundesi qe ai te jete Stephane M’Bia i Renese, por blerja zyrtare e tij do te lironte futbollistin shqiptar”. Gjithsesi, ditet e fundit si marsejez, Cana po i kalon me se miri.

Pas pushimeve ne Dhermi, me te mberritur ne France ai ishte pjese e delegacionit te futbollisteve te Olimpikut, qe dje kane takuar Presidentin francez Nikolas Sarkozi dhe e shoqeruan per ne samitin franko-britanik.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *