Home / Sport / Cana: Vendos këtë javë, nuk e di a do largohem

Cana: Vendos këtë javë, nuk e di a do largohem

Çështja “Lorik Cana” ende nuk po gjen fundin e saj, mirëpo sipas vetë lojtarit këtë javë pritet të vendoset gjithçka rreth të ardhmes së tij. Cana pohon se nuk din ende se a do të largohet nga Marseja, mirëpo sipas informatave të fundit duket se Hamburgu është shumë afër blerjes së shqiptarit.

Kalimi i Lorik Canës te Hamburgu lidhej me dy lëvizje të tjera në merkato në të dy klubet. Marseja priste që të gjente një zëvendësues të denjë për mesfushorin kosovar dhe në fakt, dje është arritur një akord me Renes për të marrë shkatërruesin Stefan Mbia. Për të, klubi i “Velodrome” ka paguar shumën e 12 milionë eurove. Po kështu, Hamburgut i duhet të gjente mjetet financiare për të paguar kartonin e 26 vjeçarit shqiptar dhe po dje, klubi gjerman ka njoftuar shitjen e mesfushorit kamerunas Timothi Atuba tek Ajaksi i Amsterdamit. “Tran-sferimi ende nuk është i sigurt, unë jam ende kapiten i Marsejës, – sqaroi dje Cana. – Di vetëm diçka: do të vendos me shumë mundësi brenda kësaj jave. Nëse do të piqen kushtet, do të largohem, por për momentin asgjë s’është 100 % e sigurt. Madje, nuk kam folur as me trajnerin”, tha ai. Sipas gazetës “La Provance”, babai i Lorikut dhe njëkohësisht menaxheri i tij, Agim Cana, ka folur tashmë me dirigjentin e klubit Hoze Anigo.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *