Home / Lajme / Maqedoni / Çetnikët edhe në Maqedoni

Çetnikët edhe në Maqedoni

Autoritetet qeveritare në Shkup nuk kanë komentuar praninë e kësaj lëvizje edhe në Maqedoni, e cila sipas programit të veprimit është një organizatë terroriste dhe ekspansioniste. Të involvuar në këtë nismë nga Maqedonia konsiderohen të jenë Vane Veliçkoviç nga Partia Radikale Serbe në Maqedoni dhe Dragisa Miletiç, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve, por nuk përjashtohet edhe partia aktuale serbe që është pjesë e koalicionit qeveritar.

Autoritetet qeveritare në Shkup nuk kanë komentuar praninë e “Lëvizjes çetnike” në Maqedoni, e cila sipas programit të veprimit është një organizatë terroriste dhe ekspansioniste

Në Maqedoni kanë nisur fushata për themelimin e Lëvizjes së çetnikëve, ndërsa në këtë nismë janë përfshirë edhe figura të njohura të komunitetit serb që janë pjesë e institucioneve të Maqedonisë. Në këtë projekt janë të kyçur edhe intelektualë serb dhe maqedonas. Gjithë këto lëvizje janë pjesë e projektit për formimin dhe shtrirjen e “Lëvizjes së çetnikëve” në territoret e ish-Jugosllavisë. Në Trebinje të Republika Srpska dy ditë më parë u themelua këshilli nismëtar për këtë lëvizje, ku ishin të përfshirë emra dhe personalitete intelektuale radikaliste nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Republika Srpska,etj. Në krye të këshillit nismëtar u emërua Sinisha Vuçiniç, një kriminel serb që ka qenë aktiv gjatë luftës së Kosovës, i pranishëm edhe në Maqedoni, para ndërhyrjes së NATO-s si bartës i protestave kundër pranisë ndërkombëtare në Maqedoni, por ai konsiderohet edhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-diktatorit serb Sllobodan Millosheviç.

Autoritetet qeveritare në Shkup nuk kanë komentuar praninë e kësaj lëvizje edhe në Maqedoni, e cila sipas programit të veprimit është një organizatë terroriste dhe ekspansioniste. Të involvuar në këtë nismë nga Maqedonia konsiderohen të jenë Vane Veliçkoviç nga Partia Radikale Serbe në Maqedoni dhe Dragisa Miletiç, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve, por nuk përjashtohet edhe partia aktuale serbe që është pjesë e koalicionit qeveritar.

Projekti i “Lëvizjes çetnike” parashikon edukimin e të rinjëve nga mosha 16 deri në 22 vjet me ideologjitë e çetnikëve, ndërsa për çdo vit numri i personave të stërvitur të arrijë në 10 mijë veta. Projekti i tyre parasheh që brenda 10 viteve të bëhen 100 mijë anëtarë. Në kuadër të projektit të trajnimit thuhet se do të përfshihen intelektualë dhe personalitete nga Srbija, Mali i Zi, Maqedonia dhe Republika Srpska. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *