Home / Sport / David Vila, pritet oferta e fundit nga Barça

David Vila, pritet oferta e fundit nga Barça

Barcelona mësohet se ka filluar negociatat me sulmuesin David Vila, dhe së shpejti pritet t’i fillojë edhe me klubin e Valencias.

“El Periodico” raporton se drejtori sportiv i katalanasve, Begiristain ka arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin e përfaqësueses spanjolle. Pengesa e vetme në këto momente është vetëm klubi i Valencias, i cili deklaron se nuk ka ndërmend ta shesë yllin, megjithë problemet financiare që ka.

Barcelona pritet të ofrojë së shpejti shifrën përfundimtare prej 42 milionë eurosh, dhe në qoftë se oferta e tyre do të refuzohet, atëherë alternativë do të jetë sulmuesi i Atletikos së Madridit, Diego Forlan, i cili kushton 36 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *