Home / Lajme / Maqedoni / Dëmtohen rrugët e fshatit Xhermë

Dëmtohen rrugët e fshatit Xhermë

Mbi 200 metra rrugë janë dëmtuar në masë të madhe si rezultat i plasaritjes së gypave të ujit, kurse dëme të mëdha ka pësuar edhe rruga mbi varrezat e fshatit në gjatësi prej 30 metra kjo si pasojë e erozionit të tokës.

Urim Hasipi
Bashkësia Lokale e fshatit Xhermë ka kërkuar nga komuna e Tetovës, ndihmë për të pastruar rrugën në disa lokacione e cila është dëmtuar si rezultat i të reshurave të shiut dhe erozionit të tokës, thuhet në kumtesën nga Bashkësia Lokale e fshatit Xhermë.Mbi 200 metra rrugë janë dëmtuar në masë të madhe si rezultat i plasaritjes së gypave të ujit, kurse dëme të mëdha ka pësuar edhe rruga mbi varrezat e fshatit në gjatësi prej 30 metra kjo si pasojë e erozionit të tokës.Në kumtesë shtohet se rruga për në fshatin Xhermë, është dëmtuar dhe nëse nuk ndërhyhet urgjentisht ekziston mundësia që ky fshat të shkëputet nga qyteti.

Segmenti i rrugës Xhermë-Tetovë, është dëmtuar vende vende mirëpo sipas kryetarit të BL-së në Xhermë, Zilba Asani, kërkesa e banorëve të komunës ka hasur në vesh të shurdhër tek organet e komunës së Tetovës.
Nga komuna e Tetovës kanë hedhur poshtë se kërkesa e këtyre banorëve ka hasur në vesh të shurdhër.

Sipas Bardhyl Zaimit, shefit të sektorit për informim në komunën e Tetovës, komisioni për vlerësimin e dëmëve nga fatkeqësitë elementare natyrore dje në krye me Qefali Avziun ka dalë në teren dhe ka konstatuar gjendjen faktike në teren dhe në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni do të shqyrtohet kërkesa dhe raporti I cili më pas do t`I dorëzohet kryetarit të këshillit dhe kryetarit të komunës të cilët pasi të koordinohen do të lëshojnë edhe shumën e caktuar për sanimin e dëmeve ka thënë Zaimi, I cili ka hedhur poshtë se kjo kërkesë ka hasur në vesh të shurdhër tek organet komunale.Sipas tij, janë duke u ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe shumë shpejt do të vijë deri te sanimi I dëmeve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *