Home / Sport / Dështojnë bisedimet për transferimin e Fabianos në Milan

Dështojnë bisedimet për transferimin e Fabianos në Milan

Agjenti i Luis Fabianos, nuk pret që klienti i tij të transferohet gjatë kësaj vere te Milani. Drejtuesit e klubit italian ishin të interesuar për të siguruar shërbimet e këtij futbollisti brazilian, por nuk kanë arritur të arrijnë një marrëveshje me Sevilën rreth vlerës së dëmshpërblimit.

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, ditë më parë ka thënë se do të interesohen edhe më tutje për Fabianon vetëm në rast se klubi i tij vendos për të ulur çmimin e dëmshpërblimit. Megjithatë, agjenti i Fabianos, Hose Feuntes, nuk beson se do të ndodh transferimi në Milan, pasi sipas tij bisedimet kanë dështuar. “Në futboll kur nuk mund të thuash kurrë, por me drejtuesit e Milanit nuk jam dëgjuar që një javë. Të gjithë palët e përfshira e dinë se nëse Milani dëshiron ta finalizojë këtë transferim, duhet të ofrojë më shumë se sa vlera e tanishme prej 14 milionë euro, prandaj për mendimin tim transferimi i Fabianos ka dështuar”, ka pohuar Fuentes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *