Home / Sport / Do të qëndroj tek Bajerni i Mynihut

Do të qëndroj tek Bajerni i Mynihut

“Stop zërave të merkatos, unë do të qëndroj këtu”. Ky është mesazhi i sulmuesit Luka Toni, i cili konfirmon qëndrimin në radhët e Bajernit të Mynihut.

Futbollisti italian ka sqaruar situatën rreth të ardhmes së tij në një intervistë për prestigjiozen Bild.

“Ofertat nga skuadrat e tjera vazhdojnë edhe në këto momente, por unë nuk mendoj të ndërroj skuadër. I premtoj tifozëve se do të qëndroj tek Bajerni, dhe po stërvitem për të qenë në formën me te mire për sfidat që na presin. Në Mynih më kanë trajtuar mjaft mirë duke më plotësuar të gjitha dëshirat. Me një skuadër si kjo, ne mund të fitojmë kampionatin dhe të provojmë për Ligën e kampioneve”, shprehet futbollisti.

Luka Toni nuk i trembet aspak konkurrencës, edhe pas ardhjes se Oliç dhe Mario Gomez.

“Bëhet fjalë për dy sulmues të mëdhenj, por unë kam arritur të shënoj dhe nuk trembem se mund të përfundoj në pankinë. Nuk mund të bëj parashikime, por është trajneri Van Gal që do të vendosë se kë do të aktivizojë”, përfundon sulmuesi i Bajernit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *