Home / Lajme / Maqedoni / Doreheqja e Bocevskit hap rruge per rikostruksion te qeverise

Doreheqja e Bocevskit hap rruge per rikostruksion te qeverise

“Nënkuptohet, askush nuk beson se dorëheqja e Bocevskit është rastësi. Në pjesën e arsyetimit për tërheqjen ai thotë se roli i tij si zëvendëskryeministër është harxhuar, ndonëse është e qartë se Maqedonia gjendet në gjysmë të rrugës për në Bruksel. Regjimi i vizave ende nuk është pezulluar dhe as që është bërë ndonjë hap përpara në raportete e KE-së dhe në caktimin e datës për negociata”, shkruan gazeta “Utrinski vesnik”.

Zëvendëskryeministri Ivica Bocevski dje dha dorëheqje nga funksioni i nënkryetarit të Qeverisë përgjegjës për evrointegrimet.

“Kontributi im në Qeverinë aktuale tashmë tërësisht është harxhuar andaj ju lajmëroj se jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni”, theksoi Bocevski në dorëheqjen që e dorëzoi deri te kryeministri Gruevski, të cilën menjëherë e pranoi.

Sipas informatave jozyrtare, Bocevski është kandidati kryesor për postin e ambasadorit në Norvegji, ndonëse burime në MPJ theksojnë se ky lajm është i pabazë.

Mediumet sot spekulojnë për atë se dorëheqja e Bocevskit është konfirmim i paralajmërimeve për rikonstruimin qeveritar ose nga ana tjetër kjo është një disfatë e politikës së Qeverisë aktuale rreth integrimeve evropiane.

“Nënkuptohet, askush nuk beson se dorëheqja e Bocevskit është rastësi. Në pjesën e arsyetimit për tërheqjen ai thotë se roli i tij si zëvendëskryeministër është harxhuar, ndonëse është e qartë se Maqedonia gjendet në gjysmë të rrugës për në Bruksel. Regjimi i vizave ende nuk është pezulluar dhe as që është bërë ndonjë hap përpara në raportete e KE-së dhe në caktimin e datës për negociata”, shkruan gazeta “Utrinski vesnik”.

Anëtari i dikurshëm i së majtës dhe ish-zëdhënës qeveritar me siguri ka pasur obstruksione të caktuara nga ministrat e VMRO-DPMNE-së.

“Sipas disa informatave, si zëvendëskryeministër Bocevski ka pasur obstruksione nga të gjithë ministrat e VMRO-DPMNE-së dhe tek ata nuk ka kaluar koncepti i tij i reformave që janë të domosdoshme për evrointegrimet”, bëri të ditur sot gazeta “Dnevnik”.

Nga ana tjetër, paralajmërimet për rikonstruim qeveritar gjithnjë e më shumë po aktualizohen me dorëheqjen e Bocevskit, ndonëse sipas parashikimeve, ka mundësi që disa ministra vet të japin dorëheqje me qëllim që kryeministri të shmang rikonstruimin klasik.

“Një periudhë të gjatë paralajmërohet se ministrat Mihajllo Manevski, Pero Stojanovski dhe Trajko Sllavevski janë të parët “që vet do të japin dorëheqje”, shton “Dnevnik”.

Burimi i njëjtë thekson se nga ministrat e BDI-së përmenden emrat e Musa Xhaferit, Xhelal Bajramit dhe Fatmir Besimit.

“Në rast të rrokadave eventuale të posteve ministrore, përmendet se BDI-ja do t’i fitojë dikasteret e Transportit dhe Lidhjeve si dhe Kulturën. Në këtë rast ministri Mile Janakievski do të ulej në Ministrinë e Financave”, konstaton gazeta

Qeveria Gruevski do të rikonstruohet
Rikonstruim të qeverisë do të ketë dhe për këtë janë duke vazhduar bisedimet mes partnerëve të koalicionit pas dorëheqjes së djeshme të zëvendëskryeministrit për Eurointegrime Ivica Bocevski. Javën qe vjen do të dihet pasardhësi i Bocevski si dhe ministrat që që do ti thonë lamtumirë ekzekutivit. Një nga emrat e përfolur se mund të largohet nga qeveria ishte edhe ai i ministrit të Financave, Sllavevski, por ai kategorikisht ka përjashtuar një mundësi të tillë.
“Me siguri se disa grupeve të caktuara u shkon për shtati dobësimi i funksionit ministër i Financave. Unë jam pajtuar me këtë por tentoj që atë ta plotësoj me performansa tjera. Nuk kam koment. Mendoj se kjo është e barabartë me lajmin që u publikua ditë më parë nga shumë mediume për humbjen e Anxhelina Xholit”, deklaroi Trajko Sllaveski, minsitër i Financave.

Nga ana tjetër jo zyrtarisht bëhet e ditur se nga radhët e VMRO-DPMNE-së mund të shkojnë ministrat e Drejtësisë, Arsimit dhe Punëve të Jashtme, ndërsa mbetjen në qeveri zëvendëskryeministri Stavrevski e kushtëzon me largimin e ministrit Vele Samak.

Ndërkohë, nga BDI-ja edhe më tej më të përfolurit mbeten ministrat e Pushtetit Lokal, të Punës dhe Politikës Sociale si dhe zëvendësministrat e Punëve të Brendshme dhe Arsimit. Burime partiake njoftojnë edhe për ndryshime të resorëve mes partnerëve te koalicionit qeveritar dhe nuk përjashtojnë mundësinë që BDI-ja të drejtojë disa nga ministritë më të rëndësishme.
Nga ana tjetër LSDM edhe më tej insiston që Gruevski të tregoj shkaqet e vërteta të dorëheqjes së Bocevskit sidomos tani kur vendi gjendet në një periudhë të rëndësishme të procesit të eurointegrimeve.
“Më 14 korrik të këtij viti shteti pret që të merr konfirmim për liberalizimin e vizave si dhe datën për fillimin e negociatave në tetor të vitit 2009.

Zv/kryeministri Bocevski në të shumtën e rasteve deklaronte, ndërsa herën e fundit para dy javëve, tha se qeveria ka realizuar 90 për qind nga kriteret për qasje drejtë euro-integrimeve”, theksoi Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE duke kërkuar nga oponenti politik LSDM që këtë çështje të mos e shfrytëzojë për politik ditore.
“LSDM-ja duhet ti respektoj dhe kuptoj shkaqet personale të cilat ishin të theksuar në dorëheqjen e zv/kryeministrit të deritanishëm të qeverisë Ivica Bocevski.

Duhet të ndërpresin që nga ngjarjet e këtilla të bëjnë tema politike ditore, dhe nga të cilat dëshirojnë të përfitojnë poenë të imëta politike”, tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.
Burime partiake njoftojnë se rikontruimi do të behët para pushimeve verore kur edhe qeveria aktuale mbush një vit nga funksionimi i saj.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *