Home / Sport / Elvin Beqiri transferohet në Francë

Elvin Beqiri transferohet në Francë

Shkodrani Elvin Beqiri pritet të firmosë të mërkurën me një skuadër franceze. Lojtari po pret presidentin e skuadrës të mbërrijë në Francë për të përfunduar detajet e kontratës.

Us Bulonjë është ekipi francez ku është transferuar ditët e fundit mbrojtësi i kombëtares shqiptare. Shkodrani që sezonin e shkuar luajti për Vllazninë, ka kaluar në skuadrën e sapongjitur në Ligën e Parë franceze.

Bulonjë sezonin e shkuar zuri vendin e tretë në Ligën e Dytë dhe arriti që të fitonte të drejtën për të luajtur në kategorinë e më të mirëve, për herë të parë në historinë e saj, që nga krijimi i klubit në vitin 1898 nga vizitorë anglezë.

Ndeshjet e saj, skuadra e shkodranit të kombëtares tonë, i luan në stadiumin “Liberation”, që ka një kapacitet prej 7300 vendesh.

Trajner i kësaj skuadre është francezi Loren Gyjot, ndërkohë që uniforma zyrtare e klubit është fanellë e kuqe me vija të zeza, që përkon edhe me ngjyrat e skuadrës tonë kombëtare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *